• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Taksa e PPP, 53 euro në vit për çdo shqiptarë nga 0- 100 vjeç, për 13 vitet e ardhshme

by Java News
13/11/2018 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Buxheti i shtetit do të paguajë 253 miliardë lekë ose mbi 2 miliardë euro për kontratat koncesionare dhe ato të partneritetit publik privat që janë miratuar deri më tani.
Top Channel ka përllogaritur angazhimet totale që qeveria ka marrë në buxhet përmes koncesioneve duke u bazuar tek lista e investimeve publike dhe relacioni i projektbuxhetit 2019 që Ministria e Financave i ka dorëzuar Kuvendit.

Sipas dokumentave, pjesa më e madhe e faturës vjen nga sektori i transportit. Më konkretisht bëhet fjalë për 5 kontrata, ku bëjnë pjesë mirëmbajtja e rrugës së kombit dhe ndërtimi i 4 rrugëve të reja, që janë Thumanë-Kashar, Rruga e Arbrit, Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren. Për të pesë këto koncesione buxheti i shtetit do të paguajë një faturë totale prej 154 miliardë lekë.

Por, veç koncesioneve të transportit, janë edhe 9 kontrata të tjera në fushën e shëndetësisë, menaxhimit të mbetjeve, arsimit dhe kontrollit fiskal, të cilat edhe këto paguhen nga buxheti. Për këto 9 kontrata të partneritetit publik privat, qeveria do të paguajë edhe 99 miliardë lekë të tjera gjatë gjithë jetëgjatësisë së tyre. Pra, në total janë 253 miliardë lekë ose mbi 2 miliardë euro, të cilat do të paguhen nga buxheti, pa përfshirë koncesionet që qytetarët i paguajnë direkt nga xhepi si rrugët me pagesë, markimi apo kontratat e tjera.

Thuajse e gjitha shuma prej 2 miliardë eurosh do të paguhet brenda 13 viteve të ardhshme, përveç një kontrate e cila ka kohëzgjatje më të madhe. Pra, mesatarisht janë rreth 155 milionë euro në vit vetëm për kontratat ekzistuese, pa përfshirë ato që mund të jepen në të ardhmen.

Kjo do të thotë se për 13 vitet e ardhshme çdo shqiptar nga 0 deri në 100 vjeç do të paguajë mesatarisht mbi 53 euro çdo vit vetëm për koncesionet e buxhetit, gjithmonë nëse popullsia qëndron kaq sa është tani dhe nuk tkurret më shumë.

ma.me

Next Post
Incidenti te Varrezat e Dëshmorëve, Milo: Kemi probleme të tjera shqetësuese!

Paskal Milo: Mid’hat Frashëri s’e ka vendin te Frashërllinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In