• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Taksa e Kosovës ndaj Serbisë diskutohet në Këshillin të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara: Rrit tensionet mes dy vendeve

by Java News
08/02/2019 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në takimin e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, diskutimet janë fokusuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosje të taksës prej 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës në nëntor të vitit të kaluar.

Shefi i misionit në UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin, ka thënë në takimin e së enjtes se periudha e fundit nuk i ka kontribuuar përmirësimit të atmosferës sa i përket marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij, liderët e të dyja shteteve janë duke u përballur me sfida të shumta, dhe se ka pasur tentime për të destabilizuar situatën.

Ai ka vlerësuar se koalicioni qeveritar në Kosovë ka krijuar një situatë kritike në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, duke iu referuar kështu masës ndaj produkteve serbe.

Ai ka thënë se të dyja palët duhet të punojnë më shumë për t’i hapur rrugën arritjes së marrëveshjes në mes të të dyja shteteve.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq e ka nisur fjalimin e tij duke thënë se të gjithë kanë dëshirë që çështja e Kosovës të mos jetë më pjesë e agjendës së këtij lloji të takimeve, mirëpo sipas tij koha për ta bërë një gjë të tillë nuk është as afër.

Ai ka thënë se vendimi për vendosje të taksës nga autoritetet e Kosovës në produktet serbe është dënuar nga mekanizmi ndërkombëtarë, përfshirë aleatët e Prishtinës.

Sipas tij, masa ndaj produkteve serbe, të cilën e ka cilësuar drakonike, ka pasur për qëllim të vështirësojë jetën e komunitetit serb në Kosovë.

Përveç tjerash ai ka thënë se thirrjet për bashkim të Mitrovicës kanë për qëllim dëbimin e serbëve nga ky qytet.

Përfaqësuesi serb në këtë takim ka përmendur edhe fillimin e punës së Gjykatës Speciale për Krime të Luftës në Kosovë, duke thënë se Serbia pret që aktakuzat e para të bëhen publike shumë shpejt, për të gjykuar ato që ai i ka vlerësuar si “krime ndaj serbëve dhe personave tjerë që nuk kanë qenë shqiptarë”. Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku ka thënë se UNMIK-u nuk ka mandat në Kosovë dhe ka thënë se për të është e pabesueshme se si për Kosovën është diskutuar në këtë Organizatë më shumë sesa për Sirinë, Jemenin apo Venezuelën.

Ambasadorja e Kosovës ka thënë se ky Këshill është kthyer në teatër nga Serbia dhe është bërë vend ku autoritetet serbe tregojnë përralla që nuk besojnë as ata vetë.

Sa i përket miratimit të ligjit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, Çitaku ka deklaruar se vendimi ka qenë ligjor dhe kushtetues, në mënyrë që të krijohen mekanizma të sigurisë, ashtu që Kosova të mund të kontribuojë në organizata ndërkombëtare.

Sipas saj ky vendim ka treguar maturinë e Kosovës si shtet.

Ajo ka përmendur edhe vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe, duke thënë se ky vendim nuk ka qenë i lehtë, mirëpo ka qenë përgjigje ndaj fushatës së ashpër të Serbisë kundër Kosovës.

Ambasadorja e Kosovës e ka përfunduar fjalimin e saj duke thënë se “tani i takon Serbisë që të lirojë veten nga Kosova”.

Çitaku përndryshe e ka cilësuar të panevojshëm këtë lloj takimi edhe para mbledhjes të së enjtes.

“Sot edhe një seancë koti. Pa rëndësi dhe pa asnjë nevojë. E neveritshme të shihet se si Këshilli i Sigurimit po shndërrohet në teatër ku i mundësohet Serbisë të përsërisë gënjeshtra në të cilat nuk beson as vet”, ka thënë Çitaku përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Përfaqësuesi amerikan në këtë takim, Jonathan Cohen, ka thënë Shtetet e Bashkuara besojnë që marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet më 2019.

Megjithatë ai ka thënë se para se të ndodhë një gjë e tillë, autoritetet e Kosovës duhet të heqin taksën ndaj produkteve serbe.

Për dallim nga folësit tjerë, përfaqësuesi i Gjermanisë, ka thënë se diskutimet për ndryshim të kufirit në mes të këtyre dy shteteve janë të “rrezikshme dhe destabilizuese për gjithë rajonin”./REL

Next Post
“Darka e lidërve”, Hardinaj rrëfen detajet: Ja çfarë më kërkoi Rama për Serbinë

“Darka e lidërve”, Hardinaj rrëfen detajet: Ja çfarë më kërkoi Rama për Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia i kërkoi Interpolit arrestimin e tij, Netanyahu i përgjigjet Erdogan: Diktator antisemit, ka pushtuar gjysmën e Qipros!

Turqia i kërkoi Interpolit arrestimin e tij, Netanyahu i përgjigjet Erdogan: Diktator antisemit, ka pushtuar gjysmën e Qipros!

August 21, 2026
“Kosova është Serbi”, skandal në ndeshjen e Conference League në Madrid, thirrje etnike gjatë takimit Getafe-Partizani i Beogradit

“Kosova është Serbi”, skandal në ndeshjen e Conference League në Madrid, thirrje etnike gjatë takimit Getafe-Partizani i Beogradit

August 21, 2026
Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, kriteret dhe afatet për kandidatët! Ja si do zgjidhet pasardhësi i Sokol Sadushit

Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, kriteret dhe afatet për kandidatët! Ja si do zgjidhet pasardhësi i Sokol Sadushit

August 21, 2026
Dëshmia e bujshme e oficerit në gjyq: Diddy orkestroi vrasjen e reperit Tupac! Pala mbrojtëse: Këngëtari nuk ka asnjë lidhje!

Dëshmia e bujshme e oficerit në gjyq: Diddy orkestroi vrasjen e reperit Tupac! Pala mbrojtëse: Këngëtari nuk ka asnjë lidhje!

August 21, 2026
Incidentet në finalen e Botërorit, FIFA me dorë të hekurt: 10 ndeshje pezullim Paredes dhe 7 Molinës, Argjentina gjobitet për…

Incidentet në finalen e Botërorit, FIFA me dorë të hekurt: 10 ndeshje pezullim Paredes dhe 7 Molinës, Argjentina gjobitet për…

August 21, 2026
Trajneri Kompany flet për gjendjen e Musialës dhe e lë jashtë finales së Superkupës së Gjermanisë

Trajneri Kompany flet për gjendjen e Musialës dhe e lë jashtë finales së Superkupës së Gjermanisë

August 21, 2026
Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

August 21, 2026
Nga Woody Harrelson te Asghar Farhadi, 25 kineastë të rinj nga Ballkani takohen në Sarajevë!

Nga Woody Harrelson te Asghar Farhadi, 25 kineastë të rinj nga Ballkani takohen në Sarajevë!

August 21, 2026
Policia e shpalli të shpëtuar, por alpinistja 18-vjeçare gjendet e vdekur në Australi! Autoritetet kërkojnë ndjesë publike

Policia e shpalli të shpëtuar, por alpinistja 18-vjeçare gjendet e vdekur në Australi! Autoritetet kërkojnë ndjesë publike

August 21, 2026
Kina dhe Zvicra arrijnë një marrëveshje për përmirësimin e tregtisë së lirë

Kina dhe Zvicra arrijnë një marrëveshje për përmirësimin e tregtisë së lirë

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com