• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Taksa e karbonit nuk hiqet”/ Rama-Bashës: Kontrabandën çoje në SPAK, këto janë gjoba Lulzim

by Java News
14/10/2021 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kryedemokratit Lulzim Basha pasi ky i fundit deklaroi se në vend futet naftë kontrabandë. Rama i kërkoi që faktet që ai ka t’i dërgojë në SPAK dhe të mos vendosë gjoba nga foltorja e Kuvendit. Ai tha se taksa e karbonit në çmimin e naftës nuk hiqet, duke shtuar se shqiptarët sot e paguajnë energjinë elektrike më lirë se në kohën e qeverisjes së demokratëve.

“Ti thua tani që çmimi i energjisë është rritur. Energjia paguhej me dy fasha. Ti dhe para presjes je i qametshëm. Në fashën poshtë kishte hyrë kyçi dhe maçi duke mbyllur sytë hajde se ky është i joni. Që nga drejtora policie. Ne e hoqëm fashën dhe çmimin e çuam 9.5 lekë për të gjithë konsumatorët familjarë. Të gjithë ata që paguanin 13.5 lekë, energjia u bë 9.5 lekë. Për ata që paguanin 7.7 me hile u rrit. Për ata që 7.7 e meritonin ne vendosëm mburojën sociale.

Faktet nuk janë opinione. Faktet janë fakte dhe energjia në faturën e familjeve shqiptare që nuk ishin brenda kategorive të fashës u ul. Për ata të tjerët që gënjenin shtetit dhe vidhnin u rrit. U bë 9.5. Hajde thuaj si mund të ulet. Mos thuaj që ishte i ulët dhe u rrit. Është i pavërtetë. Më the të jap emra për kontrabandë. Akuzove një person këtu dhe more duartrokitje. Ka shifra Lulzim. Në vitin 2013 ju zhdoganonit 313 mijë ton. Tani është zhdoganuar mbi 400 mijë.  Ndryshimi mes meje dhe teje është që nuk mbaj njerëz nëpër gojë. Nuk përdor të tjerë që janë në punën e tyre për të bërë politikë. E di gjithë Shqipëria që këto janë gjoba Lulzim. Goditet një person me emër dhe papritur dhe pa kuptuar mbaron sulmi. Shko dili për zot te SPAK-u. Çoji atje të dhënat e tua.

SPAK nuk është bërë për të ndjekur as ty as mua. Ti je dhe djalë që kupton. Janë shifra shumë të thjeshta. Dhe për ta mbyllur me çmimin e karburantit. Unë nuk e fsheh. Në çmimin e karburantit ka një taksë karboni. Sot shqiptarët që shkojnë për të blerë karburant e blejnë më shtrenjtë se kur ishit ju në pushtet apo e blejnë më lirë. Ajo taksa e karbonit nuk ka për t’u hequr. Nuk ndosin pensionistët as fëmijët dhe as familjet në nevojë. Sa i përket Shqipërisë. Që nga Ismail Qemali e deri më sot, nuk i bën dot aq kilometra sa kam bërë unë për shkak të detyrës. Sa duar kam shtrënguar unë ty të duhen disa jetë edhe sikur të fillosh të zgjohesh herët. Me këtë regjim që ke sot, të duhen shekuj dhe shekuj. Unë i shoh atje”, tha Rama.

Next Post
E vërteta e PD-së së Bashës, që mban në pushtet qeverinë e Edi Ramës

Basha i ankohet Ramës: Luajte me mua 4 vitet e para, se isha i ri dhe nuk i kisha mësuar truket

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

March 29, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
Shërbim Prove….

Kush kërkon kaos në Shqipëri?

March 29, 2026
Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In