• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Taksa 5 € në ‘Rrugën e Kombit’/ Hyrjet e kosovarëve 66% më shumë sesa në 2017

by Java News
23/10/2018 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muaji shtator ka shënuar një fluks lëvizjesh të vizitorëve nga Kosova për arsye turistike, kjo e favorizuar edhe moti i mirë, me destinacion bregdetin shqiptar, me një rritje prej 66% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe pse prej 17 shtatorit 2018 në “Rrugën e Kombit” nisi implementimi i taksës për qarkullimin e automjeteve, kjo nuk ka ndikuar në fluksin e lëvizjes. Me përjashtim të atyre që janë të pajisur me abone, për automjetet që vijnë nga Kosova, taksimi në “Rrugën e Kombit” është pesë euro vetëm për një kalim, kjo për makinat private, autovetura. Muaji shtator ka shënuar një fluks lëvizjesh të vizitorëve nga Kosova për qëllime turistike, kjo e favorizuar edhe moti i mirë, me destinacion bregdetin shqiptar.

Sipas të dhënave të INSTAT, Kosova ka patur rritjen më të madhe me 66,0 % ose rreth 106 mijë persona më shumë krahasuar kjo me shtatorin e vitit të kaluar. Ky është një trend i ndryshëm nga muajt e mëparshëm, ku fluksi i shtetasve kosovarë ka qenë me rënie krahasuar me të njëjtat periudha të një viti më parë.

261 148 mijë vizitorë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri në shtator 2018, 105 417 më shumë se në shtator 2017

Sa i takon shtetasve të tjerë të huaj që kanë hyrë në Shqipëri, polakët kanë pësuar rritje me 37.2%.

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Shtator 2018, është 1.121.116, krahasuar me shtator 2017, ky tregues rezulton me rritje 31,5 %. Në Shtator 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 664.184. Krahasuar me Shtator 2017, ky numër është rritur me 44,6 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në nëntëmujorin e 2018 është 5.061.822 duke u rritur me 19,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në Shtator 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova ka patur rritjen më të madhe me 66,0 %, ulje kanë patur vetëm shtetasit nga Mali i Zi me 16,3 %. Në nëntëmujorin e 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe 37,2 %. (Shqiptarja.com)

Next Post
Gazetari Hoxha: Krimi nuk luftohet me fushata

Gazetari Hoxha: Krimi nuk luftohet me fushata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

March 6, 2026
“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In