• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Taksa 100%, Daçiç kërcënon Haradinajn: Do kesh pasoja!

by Java News
20/01/2019 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, duke komentuar thirrjen indirekte të presidentit Thaçi drejtuar kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, ka thënë se kjo është një “lojë” e përbashkët e krerëve të shtetit, ku “është e mundur që më së shumti do të ketë pasoja kryeministri Haradinaj”.

Shefi i diplomacisë serbe, duke folur për një televizion serb, ka komentuar edhe vizitën e presidentit rus Vladimir Putin në Serbi si dhe qëndrimin e shefes së Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Daçiç tha se SHBA nuk do të lejojë që Kosova të jetë pengesë për arritjen e një marrëveshjeje të përhershme.

“Vetë Mike Pompeo [Sekretari Amerikan i Shtetit]më pyeti se ku qëndron problemi kur është në pyetje Kosova dhe tha se Amerika udhëhoqi një auto-pilot politikë, siç ishte edhe 20 vjet më parë”, tha Daçiç.

Ndërsa, duke folur për qëndrimin e presidentit Thaçi lidhur me taksën ndaj mallrave serbe, Daçiçi tha se “ajo që ka deklaruar Thaçi nuk është ndonjë sinjal se taksa vërtetë do të hiqet”.

“Mendoj se nuk duhet ta idealizojmë shumë Thaçin. Nëse keni lexuar, Hoxhaj dhe Veseli kanë deklaruar se ka qenë ideja e tyre vendosja e taksës prej 100 për qind, kurse Veseli është njeri i Thaçit. Kjo është lojë e përbashkët, në të cilën duket se më së shumti do të ketë pasoja Haradinaj”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Daçiç ka folur edhe për pozicioni i kreut të Diplomacisë së BE-së, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se çdo zgjidhje duhet të shkojë përmes Këshillit të Sigurimit.

“Ajo që është bërë deri më tani nuk ka nevojë të shkojë në Këshillin e Sigurimit, por nëse bëhet fjalë për përpjekje për një zgjidhje të përhershme, ajo do të kthehet në Këshillin e Sigurimit, sepse do të ishte logjike që Rezoluta 1244 të zëvendësohet me një tjetër. Sergei Lavrov [ministri i Jashtëm i Rusisë] i ka dërguar një letër Mogerinit, ku kërkoi që ajo ta informojë për rrjedhën e dialogut, por ajo nuk e njoftoi menjëherë atë. Pjesa më e rëndësishme e letrës që iu dërgua më pas Lavrovit nga Mogerini është se BE-ja vlerëson rolin e Rusisë. Kjo është e mirë, sepse ajo konfirmon se ende duhet të diskutohet dhe do të jetë i rëndësishëm roli i vendeve tona mike, Rusisë dhe Kinës”, tha Daçiç.

Ai shtoi se, kjo nuk do të thotë se do të ketë një ndryshim në formatin e dialogut, “por nëse ka indikacione se do të ketë një efekt pozitiv, atëherë është e mundur që në aspektin e organizimit të  jenë të gjithë të përfshirë.

“SHBA është e përfshirë në dialog që nga fillimi, Rusia jo. Kjo është e keqe dhe ajo për të cilën në kemi vërejtje, por Serbia vetë ka bërë kërkesë që dialogu të transferohet në Bruksel, por vendimi ishte i gabuar, sepse nuk marrin pjesë vendet që mbajnë anën tonë”, tha Daçiç

a.cupaj

Next Post
”Michael Jackson më përdhunoi që kur isha 7 vjeç”

''Michael Jackson më përdhunoi që kur isha 7 vjeç''

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në Tiranë në ditën e 125-të, tubim para Kryeministrisë dhe fjalime politike për dorëheqjen e qeverisë

Protesta në Tiranë në ditën e 125-të, tubim para Kryeministrisë dhe fjalime politike për dorëheqjen e qeverisë

October 2, 2026
Bosi i mafias pretendon investime miliardash me Berluskonin, vajza e ish-kryeministrit: Monument i hipokrizisë gjyqësore!

Bosi i mafias pretendon investime miliardash me Berluskonin, vajza e ish-kryeministrit: Monument i hipokrizisë gjyqësore!

October 2, 2026
Berisha nga Korça: Çmimet në Shqipëri janë rritur me ritme shumë më të larta se rrogat! Do ta përmbysim këtë situatë

Berisha nga Korça: Çmimet në Shqipëri janë rritur me ritme shumë më të larta se rrogat! Do ta përmbysim këtë situatë

October 2, 2026
Komisioni hetimor për KAYO, mazhoranca ia rrëzon kërkesën Bardhit! Zbulohet përgjigja e Kuvendit: Nuk u arrit konsensusi dhe…

Komisioni hetimor për KAYO, mazhoranca ia rrëzon kërkesën Bardhit! Zbulohet përgjigja e Kuvendit: Nuk u arrit konsensusi dhe…

October 2, 2026
Mister fati i inxhinierit shqiptar, pas sulmit ukrainas në anijen turke: Nuk dihet nëse shpëtoi, i vëllai kërkon ndihmë

Mister fati i inxhinierit shqiptar, pas sulmit ukrainas në anijen turke: Nuk dihet nëse shpëtoi, i vëllai kërkon ndihmë

October 2, 2026
Ambasadori i ri i SHBA-ve mbledh edhe politikanët në pritje, Berisha mbetet përsëri “Non Grata”! Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

Ambasadori i ri i SHBA-ve mbledh edhe politikanët në pritje, Berisha mbetet përsëri “Non Grata”! Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

October 2, 2026
(As)kush nuk është mbi ligjin?!

Mbi pretendimin e dobësimit të hetimit dhe ndjekjes penale të korrupsionit

October 2, 2026
Ministri Demo vizitë tek IdentiTek: Ulen tarifat për dokumentet e identitetit për kategoritë në nevojë!

Ministri Demo vizitë tek IdentiTek: Ulen tarifat për dokumentet e identitetit për kategoritë në nevojë!

October 2, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Cinizmi ynë i performancës

October 2, 2026
Situatë alarmante nga zjarret në Peqin, era e fortë dhe terreni i vështirë favorizojnë flakët!

Situatë alarmante nga zjarret në Peqin, era e fortë dhe terreni i vështirë favorizojnë flakët!

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com