Dua Lipa po shndërrohet në një ndër këngëtaret më të preferuara shqiptare në botë. Ndërsa po shijon sukseset e këngës “Hotter than Hell” (Më e nxehtë se ferri), ajo ka gjetur kohë të takojë kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ky i fundit e ka takuan këngëtaren gjatë një koncerti në New York.
Me këtë rast, i pari i kryeqytetit kosovar e ka vlerësuar lart këngëtaren.
“Gjatë qëndrimit në SHBA pata rastin ta takoj Dua Lipën, e cila po i mbante disa koncerte anembanë Amerikës duke mahnitur audiencat me talentin e saj. Në krahasim me madhësinë e shtetit, talenti i Kosovës në art është në mospërputhje të madhe. Për Duan dhe Prishtinën, më vonë…”, shkruan Ahmeti në “Facebook”.
BW/d.i.