• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimin e parë si ministër e Vasili zhvillon me Vlahutin, fokusi te reforma

by A R
06/02/2017 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, në të parin takim zyrtar në detyrën e re ka pritur Ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Ministri Vasili dhe Vlahutin janë ndalur në rëndësinë e zhvillimeve të pritshme në kuadër të reformës në drejtësi, por edhe të ecurisë së mëtejshme të punës së misionit Euralius 4 në vendin tonë.

Vlahutin ka shprehur mirënjohjen e saj për rolin konstruktiv që sipas saj ka luajtur Ministri Vasili gjatë rrugës së gjatë dhe sfiduese të formësimit të reformës në sistemin e drejtësisë, rrugëtim i cili sipas saj ka pasur shpesh dinamika të shoqëruara me ngërçe, të cilave Ministri Vasili ju është përafruar me maturi.
Sipas Vlahutin edhe viti 2017 do të jetë një vit sfidues dhe lind nevoja e domosdoshme për frymën e koordinimit dhe bashkërendimit të përgjegjësive të ndërsjellta.

Nga ana e tij, Ministri Vasili solli në vëmendje se raporti i Ministrisë së Drejtësisë me sistemin aktual tashmë ka një qasje tërësisht të re.

Ai theksoi nevojën për implementimin sa më të shpejtë të reformës, ndërsa vuri në dukje rëndësinë e nisjes sa më parë të ndërtimit të institucioneve të reja, të cilat janë pashmangshmërisht të lidhura me finalizimin e procesit të vetting-ut.

Gjithashtu temë e diskutimit gjatë këtij takimi ishte edhe paketa me 27 ligje e punuar nga ana e ekspertëve të Komisionit të Posaçëm, për të cilën Ministri Vasili vlerësoi se fokusi duhet të jetë tek ato ligje që e formësojnë thelbësisht reformën.

Pak ditë përpara mbledhjes se Komitetit Drejtues të Misionit Euralius 4, Ministri Vasili dhe Vlahutin janë ndalur në rimodelimin e strukturës aktuale të tij, duke u shprehur se fokusi i punës së këtij misioni duhet të jetë në mbështetje të plotë të institucioneve të reja që pritet të konstituohen, proces i cili do të ketë mbështetjen dhe bashkëpunimin edhe të ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë. /a.m.

Next Post
Balla: Në Dibër flisnit për momentin e “kthesës”… kur humbët, nisët me kanabisin

Refuzimi i Berishës për të dëshmuar, Balla: Dhunuesit e ligjit për ndjekje penale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In