• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Takimi Trump-Kim në dyshim nga pala koreane, do garanci

by Java News
23/05/2018 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk është i sigurt nëse takimi i tij me udhëheqësin e Phenianit do të zhvillohet. Megjithatë, sipas tij po ecet përpara me planet në lidhje me këtë çështje, pavarësisht kërcënimeve të Koresë së Veriut për të hequr dorë nga takimi i nivelit të lartë. Komentet e tij zoti Trump i bëri gjatë një takimi me Presidentin e Koresë së Jugut Moon-Jae-in. Takimi i Presidentit Trump me homologun e tij të Koresë së Jugut në Shtëpinë e Bardhë, u zhvillua në një kohë kur takimi i tij muajin e ardhshëm me udhëheqësin e Phenianit Kim Jong Un, mbetet në pikëpyetje. “Ka disa kushte që ne duam të jenë dhe mendoj se do t’i vendosim. Nëse kjo nuk ndodh, nuk ka takim. Nëse nuk ndodh tani, ndoshta do të ndodhë më vonë, në një moment tjetër“, tha presidenti Trump. Koreja e Veriut nisi të hedhë hije dyshimi mbi mundësitë e mbatjes së takimit, kjo pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut nisën manovrat ushtarake.

Si dhe pas sugjerimit të këshilltarit amerikan për Sigurinë Kombëtare John Bolton për zbatimin e “modelit libian” për kryerjen e çarmatimit bërthamor të Phenianit. Kjo si referencë ndaj udhëheqësit të Libisë Moammar Gadhafi, i cili i dorëzoi armët bërthamore që dispononte vendi i tij në vitin 2003. Tetë vjet më pas ai u rrëzua nga pushteti.

Ai u hodh në kanal dhe u qëllua në kokë, gjatë një kryengritjeje të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Dje presidenti Trump këmbënguli se udhëheqësi i Phenianit nuk ka asnjë arsye të shqetësohet, nëse heq dorë nga armët bërthamore.

“Po, ne do t’i garantojmë atij sigurinë dhe kemi folur për këtë që në fillim. Ai do të jetë i sigurt, i lumtur. Vendi i tij do të jetë i pasur, do të punohet fort dhe do të jetë shumë i begatë“.

Por ndërkohë Koreja e Veriut ka vazhduar kritikat e forta ndaj manovrave të përbashkëta ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut, ashtu siç po përgatitet të shkatërrojë këtë objekt ku kryhen prova bërthamore, në bregun lindor, më vonë gjatë kësaj javë.

Sipas ekspertëve, sinjalet e ndryshme që vijnë nga Pheniani, janë rezultat i dekadave të tëra armiqësie, që nuk mund të tejkalohen lehtë.

“Ka shumë mosbesim tek të dyja palët, se ideja për atë që dikur quhej “veprim në këmbim të veprimit”, pra nëse ata bëjnë diçka, ne bëjmë diçka dhe kështu gradualisht ndërtohet besimi. Mendoj se kjo ndoshta do të jetë qasja e presidentëve Trump e Moon në raport me Phenianin“, thotë Robert Manning i Këshilli të Atlantikut

Por nëse kjo do të funksionojë, mbetet për t’u parë.(VOA)

Next Post
Reflektim/Tuneli Lion- Torino kushton 8.5 miliardë euro, për 57 km. Berisha dha 1 miliardë euro për 5 km tunel!

Reflektim/Tuneli Lion- Torino kushton 8.5 miliardë euro, për 57 km. Berisha dha 1 miliardë euro për 5 km tunel!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In