• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi Shqipëri-Kosovë/ Romingu dhe dogana do jenë kryetemat e Ramës me Haradinajn

by Java News
25/11/2018 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Nadie Ahmeti, REL

Pas zotimit për unifikimin e doganave, Kosova dhe Shqipëria pritet të aprovojnë edhe kërkesën e kahershme të Bashkimit Evropian për heqjen e tarifës së shërbimit të romingut, në kuadër të telekomunikimit ndërmjet këtyre dy shteteve.

Bashkimi Evropian u ka kërkuar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të heqin këtë tarifë, si formë lehtësimi për komunikimet në mes qytetarëve.

Tarifa e Romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një vend tjetër nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile. Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda një shteti.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mblidhen të hënën, më 26 nëntor në mbledhjen e përbashkët, e cila mbahet në Pejë.

Për heqjen e tarifave të romingut në muajin qershor edhe Kuvendi i Kosovës kishte miratuar një rezolutë të veçantë.

Ekspertë të fushës së telekomunikimit dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, theksojnë se marrëveshja për heqjen e romingut në telekomunikim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është në dobi të qytetarëve dhe bizneseve.

Agron Dida, ekspert për çështje të telekomunikacionit, thotë për Radion Evropa e Lirë se është koha e fundit që qeveritë e të dyja vendeve të marrin një veprim të tillë.

“Sistemi i telefonisë klasike është gati duke perënduar, se shpejti presim të mos të ketë fare, për arsye të teknologjive të reja në tregun e komunikimeve. Pra, ky është një hap i mirë dhe një dobi të operatorëve të cilët do të tregojnë një kujdes ndaj konsumatorëve të vet. Pra, të lejojnë komunikime të lira”, tha Dida.

Përfaqësues të komunitetit të biznesit, ndërkaq theksojnë se mbledhja e përbashkët e të dy qeverive po mbahet në kohën e duhur.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se marrëveshjet që pritet nënshkruhen të hënën duhet të zbatohen dhe jo të nënshkruhen për marketing medial.

Duke përmendur rëndësinë dhe nevojën për heqjen e tarifave të romingut, Shahini thotë se përfaqësues të dy qeverive duhet të diskutojnë edhe për mundësinë e heqjes se taksës rrugore në Rrugën e Kombit që kanë vendosur autoritetet e Shqipërisë.

“Deri sa ne flasim për heqjen e romingut mes dy vendeve tona, mos të harrojmë se kohë më parë Shqipëria vendosi taksën rrugore, taksë kjo që është vlerësuar nga të gjithë e panevojshme dhe ngarkesë”, thotë Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ndërkaq ka thënë se të hënën do të nënshkruhen disa marrëveshje të rëndësishme, të cilat do thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin në fusha të ndryshme në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Limaj në mbledhjen e fundit të Qeverisë se Kosovës, ka treguar se përveç heqjes se tarifave për roming, do të nënshkruhen edhe marrëveshja për vendosjen e pikës doganore të Republikës se Kosovës në pikën e Durrësit, deklarata e përbashkët për themelimin e dhomave ekonomike bilaterale Shqipëri – Kosovë. Po ashtu, do të bëhet nënshkrimi i protokollit për kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit doganor dhe marrëveshje tjera në sektorë të ndryshëm.

“Sido që të jetë, më 26 nëntor do të bëjmë hapa të rëndësishëm për disa marrëveshje konkrete që do të ndihmojnë thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve tona”, ka thënë zëvendëskryeministri Limaj.

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive që do të mbahet në Pejë ka edhe koston financiare. Për këtë takim Qeveria e Kosovës ka aprovuar shumën prej 128 mijë eurosh, që sipas ekspertëve të ekonomisë konsiderohet shumë e lartë.

Ndryshe, ky do të jetë takimi i pestë i përbashkët i të dy qeverive. Herën e parë ato mbajtën takim të përbashkët në Prizren, në vitin 2014, ndërsa një vit më pas, në Tiranë është mbajtur takimi i dytë. Takimi i tretë në Prishtinë, kurse vitin e kaluar është mbajtur në qytetin e Korçës në Shqipëri.

Në katër mbledhjet e përbashkëta të qeverive të të dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, të mbajtura ndër vite, janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi të cilat kanë pasur për qëllim qeverisje të përbashkët strategjike me një vizion euroatlantik.

Por, jo rrallë herë janë kritikuar nga ekspertë të ekonomisë se marrëveshjet e nënshkruara kanë mbetur vetëm në letër, pa u vërejtur në praktikë. REL

Next Post
FOTOT/ Rindërtohet imazhi i vrasësit të kryeministrit britanik

FOTOT/ Rindërtohet imazhi i vrasësit të kryeministrit britanik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com