• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi Rama Basha/ Data 6 qershor në Pallatin e Kongreseve dhe ndërmjetësimi i Lu

by Java News
01/06/2016 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës mund të bëhej edhe këtë javë, por gjithçka është shtyrë për javën tjetër, për shkak të përjashtimit me 10 ditë nga Parlamenti i Sali Berishës.

Megjithatë, komunikimi nuk u ndërpre nga ky vendim. Demokratët nuk e pranuan si vendtakim të përshtatshëm sallën e hartave në Kryeministri, e as propozimin e parë të qeverisë që takimi të kryhej këtë të enjte.

Kjo do të ishte një ditë që rivalizonte atë të seancës plenare, që demokratët kishin marrë vendim për ta bojkotuar. Të hënën, të dyja palët ranë dakord në parim me propozimin e Kryeministrisë, që takimi të zhvillohet më 6 qershor, ora 17:00, te Pallati i Kongreseve. Por kjo është vetëm në parim.

Top Channel ka mësuar se stafet nuk kanë komunikuar që nga e hëna për të caktuar modalitetet thelbësore: formatin e takimit dhe axhendën e tij, siç ka kërkuar stafi i kryetarit të Partisë Demokratike.

Ekspertë të opozitës që kanë marrë pjesë në takime të ngjashme, si ai i arritjes së marrëveshjes së 2002-shit mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës, thonë se takime të këtij niveli kërkojnë një përgatitje shumë të mirë, madje edhe me draftmarrëveshje të rakorduar paraprakisht.

Një rol të tillë atëherë e kanë kryer ambasadorët e OSBE-së dhe Këshillit të Europës, Geert Ahrens dhe Jorgen Grunet, ndërsa tani, pjesën e vështirë të negociatave paraprake po e kryen ambasadori amerikan Donald Lu. Në lojë janë dy drafte paralele për Reformën në Drejtësi, si dhe ajo që opozita e quan prioritetin numër 1 të saj, Reformën Zgjedhore me votimin dhe numërimin elektronik.TCH/ a.k

Next Post

Vdiq ne Japoni elefanti më i vjetër në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In