• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Takimi Qeveri–Mitrovicë e Veriut– BE: Të prishet muri

by Java News
14/12/2016 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muri në urën e Ibrit në veri të Mitrovicës nuk do të rrënohet. Ai do të rirregullohet në një lartësi më të ulët sesa ajo që e ka tani. Kështu thotë kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq. Ky i fundit gjatë ditës së djeshme ka pasur një takim me ministren për Dialog, Edita Tahiri, si dhe kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirin. Rakiq në një prononcim për Gazetën Express, është shprehur se dje në takimin e mbajtur me zyrtarë të institucioneve kosovare është arritur marrëveshja për ridizajnimin e murit në veriun e Mitrovicës.

Sipas kreut të kësaj Komune, muri mbi urën e lumit Ibër do të ketë lartësi me të ulët se sa ai fillestar. Ai do të marrë formë shkallore, si dhe do të jetë si një lloj skene verore e cila do ta rrethojë qarkoren e urës së Ibrit.

“Gjatë ditës së djeshme kemi pasur takim me zyrtarë të BE-së, kryetarin e Mitrovicës së Jugut Agim Bahtirin, si dhe me ministren Edita Tahirin. Dhe është arritur marrëveshje për ridizajnimin e murit, i cili do të jetë më i ulët se fillimisht dhe do të ketë formë shkallore apo si një lloj skene verore e cila do ta rrethojë qarkoren e urës së Ibrit”, ka thënë për Express, Goran Rakiq.

Ai ka apeluar tek qytetarët që të kenë durim dhe se së shpejti do të vërtetohet se ky mur nuk ka ndonjë qëllim ndarës.

“Apeloj te qytetarët që të kenë durim ngase së shpejti do ta shpallim projektin final nga i cili do të shohim se ky nuk do të jetë mur ndarës por një lloj skene dhe se kjo është në kuadër të planeve urbanistike”, ka thënë Rakiq.

Ndërkohë që institucionet në Mitrovicën e Jugut në këto momente janë duke mbajtur takim me anëtarë të kryesisë së Kuvendit në këtë komunë rreth ndërtimit të këtij muri.

E Ministrja për Dialog Edita Tahiri, gjatë së martës ka bërë me dije gjaatë së martës që ky mur do të hiqet. Sipas saj, Qeveria e Kosovës është duke punuar intensivisht për të zgjidhur problemin e krijuar në Mitrovicë ku është ndërtuar një mur ilegal duke cenuar lëvizjen e lirë dhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe Marrëveshjen e Brukselit.

Tahiri ka thënë se janë duke punuar së bashku me Bashkimin Evropian për zgjidhjen e këtij problemi dhe ju sigurojmë se nuk do të ketë mur në qytetin Mitrovicës.

“Ky mur do të hiqet dhe i gjithë procesi i revitalizimit të urës dhe rrugës për këmbësorë në anën veriore të qytetit do të realizohet në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit”, përgatiti “Gazeta Express”. (b.an)

Next Post
Nga nesër në Maqedoni në qarkullim kartëmonedhat e reja 200 e 2.000 denarësh

Nga nesër në Maqedoni në qarkullim kartëmonedhat e reja 200 e 2.000 denarësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

VIDEO-LAJM/ 1.1 milion euro Kuvendi luksoz i Rithemelimit: A është hetimi pasuror i Berishës edhe fundi i tij politik?

January 14, 2026
Nëntori i Braktisjes së Berishës

Protesta e 24 janarit e thirrur nga Berisha/ Merret vendimi në PD, ja ora në të cilën do të zhvillohet

January 14, 2026
Ukraina pa energji, ujë dhe në -19 gradë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin

Ukraina pa energji, ujë dhe në -19 gradë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin

January 14, 2026
EMRAT/ Incidentet në ndeshjen Vllaznia-Tirana, FSHF përjashton 5 tifozë nga stadiumet

Zgjedhjet për President të Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen më 16 shkurt

January 14, 2026
Donin një “qitës”/ Çopjat kërkonin të lironin nga burgu Altin Ndocin me çdo kusht, zbulohen bisedat në Sky ECC

Donin një “qitës”/ Çopjat kërkonin të lironin nga burgu Altin Ndocin me çdo kusht, zbulohen bisedat në Sky ECC

January 14, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

Ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm për marrjen e vizave: Aplikimi refuzohet nëse…

January 14, 2026
Skandali i Epstein, në skenë del emri i Lavrov dhe takimi Trump-Putin

Protestat në Iran, Lavrov: Moska do të vazhdojë të punojë me Teheranin

January 14, 2026
Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

January 14, 2026
Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

January 14, 2026
Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In