• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Takimi Putin-Zelensky mund të mbahet brenda gushtit, Trump shpall paktin e paqes

by A R
19/08/2025 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një atmosferë krejt ndryshe nga takimi i tyre i fundit gjashtë muaj më parë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky zhvilluan në Washington një raund të ri bisedimesh për paqen në Ukrainë.

I shoqëruar edhe nga liderët evropianë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Giorgia Meloni, Emmanuel Macron, Keir Starmer, Friedrich Merz dhe Alexander Stubb, Trump premtoi hapa konkretë për t’i dhënë fund luftës që ka hyrë në vitin e katërt.

Në një moment pushimi, presidenti amerikan telefonoi Vladimir Putinin, me të cilin qëndroi në linjë për rreth 40 minuta. Pas bisedës, Trump njoftoi në rrjetin e tij Truth Social se kishte “avancuar marrëveshjet për një takim mes Putin dhe Zelensky, në një vend që ende do të përcaktohet”, duke shtuar se më pas do të mbahet edhe një takim trepalësh. Sipas “Axios”, synimi është që takimi Putin-Zelensky të mbahet brenda muajit gusht.

Ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë, kancelari gjerman Friedrich Merz tha se “është rënë dakord që brenda dy javësh të zhvillohet një takim mes presidentëve rus dhe ukrainas”. Zelensky nga ana e tij theksoi se data nuk është vendosur ende dhe se është i hapur për çdo opsion, por Putini paraprakisht kërkon një takim dypalësh.

Nga Kremlini nuk pati konfirmim. Një këshilltar i Putinit, Yuri Ushakov, e quajti bisedën me Trump “të hapur dhe konstruktive”, megjithëse sipas “New York Times” termi diplomatik “i hapur” nënkupton se nuk ka pasur dakordësi të plotë.

Garanci sigurie për Ukrainën, por edhe çështja e territoreve në tryezë

Trump shpjegoi se diskutimet kishin të bënin me garancitë e sigurisë për Ukrainën, që sipas tij do të ofrohen kryesisht nga vendet evropiane me koordinimin e SHBA-ve. “Evropianët do të jenë në vijën e parë të mbrojtjes, por amerikanët do të përfshihen”, shkroi ai.

Zelensky kërkoi publikisht një “ushtri të fortë ukrainase”, trajnime dhe inteligjencë nga Perëndimi. Ai gjithashtu konfirmoi se Ukraina është e gatshme të blejë armë amerikane në vlerën e 90 miliardë dollarëve, një mesazh që vjen teksa edhe vendet e BE-së kanë paralajmëruar investime miliardëshe në sisteme të mbrojtjes amerikane, përfshirë raketat Patriot.

Në prapaskenë, është diskutuar edhe çështja e territoreve. Foto të shpërndara nga Shtëpia e Bardhë tregojnë Trump dhe Zelenskyn të ulur mbi një hartë të Ukrainës. Burime të Fox News raportuan se amerikanët dhe evropianët i kanë sugjeruar Zelenskyt të shqyrtojë cilat territore janë kritike për t’u mbajtur dhe cilat mund të negociohen, gjithnjë në këmbim të garancive të forta sigurie.

Përplasjet

Ndërsa liderët evropianë e shohin një armëpushim si hapin e parë të domosdoshëm për paqe, Trump mbetet më skeptik. “Nuk mund ta imagjinoj një takim tjetër pa një armëpushim”, tha kancelari gjerman Merz.

Trump e pranoi se “të gjithë do të preferonin një armëpushim të menjëhershëm, por kjo nuk po ndodh”, duke shtuar se Putini nuk është gati ta pranojë. Megjithatë ai vazhdon të përsërisë se është i bindur se “Putini do t’i japë fund luftës”.

Evropianët, nga ana tjetër, kërkojnë një sinjal të qartë nga Moska se është e gatshme të ndalë agresionin përpara se të pranojnë negociatat territoriale.

Trump rrit presionin ndaj Zelenskyt

Në prag të takimit, Trump kishte shkruar në rrjetet sociale se Zelensky mund të ndalonte luftën “pothuajse menjëherë, nëse do të donte”. Ai gjithashtu përsëriti që nuk do të ketë kthim të Krimesë dhe as anëtarësim të Ukrainës në NATO.

Ndryshe nga më parë, këtë herë presidenti amerikan shmangu të thoshte kush “ka kartat më të forta” në tryezën e negociatave, duke lënë të kuptohet se fati i paqes varet edhe nga vullneti i Putinit.

Zelensky, i cili më herët kishte refuzuar prerazi çdo lëshim territorial, këtë herë nuk përsëriti me të njëjtën forcë kundërshtimin. Një shenjë që Perëndimi po ushtron presion të fortë mbi Kievin për të pranuar negociata të dhimbshme, por të mbështetura nga garanci të forta sigurie.

Next Post
“S’jam mirë”, vdiq pas kontrollit te dentisti, dalin detaje për ngjarjen e rëndë në Devoll

“S’jam mirë”, vdiq pas kontrollit te dentisti, dalin detaje për ngjarjen e rëndë në Devoll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet në Gjirin Persik, sulmohet cisterna kineze pranë Ngushticës së Hormuzit

Rriten tensionet në Gjirin Persik, sulmohet cisterna kineze pranë Ngushticës së Hormuzit

May 7, 2026
OBSH reagon për përhapjen e Hantavirusit në anijen turistike: Rreziku për pandemi mbetet i ulët!

OBSH reagon për përhapjen e Hantavirusit në anijen turistike: Rreziku për pandemi mbetet i ulët!

May 7, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nuk bëhet punë me këtë popull”

May 7, 2026
Mbërritja misterioze e avionit gjigant Antonov në Prishtinë, dyshime për pajisje ushtarake të KFOR-it

Mbërritja misterioze e avionit gjigant Antonov në Prishtinë, dyshime për pajisje ushtarake të KFOR-it

May 7, 2026
Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

May 7, 2026
“Duhet armëpushim i menjëhershëm në Lindjen e Mesme”, Kina dënon sulmet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Duhet armëpushim i menjëhershëm në Lindjen e Mesme”, Kina dënon sulmet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

May 7, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO shpall fajtore avokaten Erida Lazimi për ndikim të paligjshëm

Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO shpall fajtore avokaten Erida Lazimi për ndikim të paligjshëm

May 7, 2026
“Marrëveshje SHBA-Iran për hapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda orëve të ardhshme”, mediat arabe japin lajmin e madh

“Marrëveshje SHBA-Iran për hapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda orëve të ardhshme”, mediat arabe japin lajmin e madh

May 7, 2026
Kalon për gjykim dosja ndaj ish-prokurorit Kledian Llaho dhe tre të tjerëve! Akuzohen për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm

Kalon për gjykim dosja ndaj ish-prokurorit Kledian Llaho dhe tre të tjerëve! Akuzohen për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm

May 7, 2026
Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In