• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi në Vjenë, Bushati: Inkurajojmë dialogun Kosovë-Serbi

by A R
31/08/2018 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, po merr pjesë në takimin informal të ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Europian, i cili zhvillohet në Vjenë.

Diskutimet mes ministrave të jashtëm të BE-së, përfaqësuesve të lartë të Unionit dhe ministrave të jashtëm të vendeve kandidate u përqendruan rreth faktit se, forcimi i multilateralizmit efektiv dhe rendit global të bazuar në rregulla është një nga prioritetet kryesore të Strategjisë Globale të BE-së, dokumenti themelor i strategjisë së BE-së për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë.

Ky është në të njëjtën kohë edhe një nga prioritetet e Presidencës Austriake të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati vuri në dukje se, aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE nuk mundet të jenë të shkëputur nga vlerat dhe synimet që kërkon të arrijë politika e jashtme dhe e sigurisë e Bashkimit Evropian, mbi të gjitha, mbrojtja e një rendi botëror të bazuar mbi rregulla. Ministri Bushati theksoi qëndrimin e vazhdueshëm dhe konsistent të Shqiperisë dhe linjëzimin e plotë të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë me BE duke theksuar se kjo politikë i ka rrënjet në vlera dhe norma demokratike që vendet tona po përpiqen të brendësojnë.Ai vuri në dukje se Ballkani Perëndimor ka fituar jo pak nga rendi multilateral dhe perspektiva euroatlantike dhe këto arritje duhen mbajtur dhe thelluar më tej.

Ndër të tjera, Ministri Bushati evidentoi progresin e konsiderueshëm që Shqipëria ka bërë kohët e fundit në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE si dhe fillimin tashmë të ‘screening’. Përsa i përket marrëdhënieve në rajon, Ministri Bushati i cilësoi si mjaft inkurajuese zhvillimet e fundit dhe kryesisht dialogun mes Maqedonisë dhe Greqisë, si edhe bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është e rëndësishme të rishihet angazhimi i të dyja palëve dhe çfarë është arritur në këto procese, sidomos në fushat që lidhen me energjinë, konektivitetin, njohjen reciproke të diplomave, tarifat e roamingut, të cilat në një farë mënyre po e mbajnë “peng” jo vetëm Kosovën dhe Serbinë, por tërë rajonin”, theksoi ai, duke inkurajuar vazhdimin e dialogut mes Presidentëve Thaçi dhe Vuçiç.

Sipas kreut të diplomacisë shqiptare, ky dialog ka nevojë të mbyllet me një marrëveshje reciproke, ligjërisht të detyrueshme, që do të sjellë më shumë stabilitetit në rajon dhe që do të rikonfirmojë shtyllat kryesore të angazhimit dhe parimet e familjes euroatlantike në rajonin tonë.Gjatë qëndrimit në Vjenë, MEPJ Bushati mori pjesë gjithashtu në pritjen e shtruar nga Presidenti Federal i Austrisë, Aleksandër Van der Belen.

/b.d

Next Post
Europa League cakton grupet, mësohen kundërshtarët e Milan, Chelsea, Arsenal…

Europa League cakton grupet, mësohen kundërshtarët e Milan, Chelsea, Arsenal…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In