• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi në Presidencë, si ceremonia mortore e “Republikës së Re”

by Alfred Peza
19/11/2019 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Takimi i shumëdiskutuar për gjithkënd dhe i shumëpritur për ndokënd, mes Ilir Metës dhe liderëve të opozitës sonë rrugore, përtej jehonës së vogël nga mungesa e rëndësisë, duhet pranuar se shënoi diçka që vlen të shënohet.

Nuk është fjala se përballë Presidentit të Republikës nuk u ul Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Apo se përballë Ilir Metës nuk u ul Monika Kryemadhi.

As edhe se për takimin e ri, lajmet që u prodhuan prej tij, ishin të gjitha të vjetra. Madje shumë të vjetra. E vetmja gjë që u tha, ishte se Kreu i Shtetit paska inkurajuar bashkëbiseduesit që të kërkonin zgjedhje të parakohëshme.

Lajmi nuk ishte as edhe se Ilir Meta i paskërka njohur liderët e “Opozitës së Bashkuar” me shkeljet e mëdha që paskërkësh bërë kryetari i KED Ardian Dvorani, përgjatë procesit të emërimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Sepse ka një javë që dihen të gjitha qëndrimet e Presidentit në detyrë rreth kësaj teme, sikundër pak minuta pasi përfundoi takimi, ai dorëzoi jo në një, por në tri prokurori të ndryshme, Kallzimin e tij penal ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kështu që as në këtë pikë, takimi në Presidencë mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës e aleatëve të tjerë, nuk solli diçka të re e të panjohur për median dhe opinionin publik shqiptar.

Megjithatë përtej kësaj skene që prodhoi veçse një lajm të vakët për disa minuta për mediat, ka një zhvillim tjetër të padukshëm në pamje të parë, por besoj i vetmi dhe më i rëndësishmi që prodhoi kjo ditë.

Takimi mes Ilir Metës dhe pjesës tjetër të lidershipit të opozitës sonë rrugore, nisur edhe nga pamja e lodhur dhe hutuar me të cilën u shfaqën në kamera pas tij, nuk ishte gjë tjetër veçse ceremonia mortore e “Republikës së Re”.

Të asaj “Republike” që kërkoi të instalonte në Shqipëri, elita e vjetër e politikës 30 vjeçare të Tiranës, mbi bazën e një projekti të lodhur që inicoi këtu e 2 vjet e ca më parë tek çadra e “revolucionit të parë”, Lulzim Basha në Bulevard.

Ajo që u kuptua nga kjo ceremoni, ishte fakti se kjo “Republika e Re” e opozitës sonë të vjetër, e meriton plotësisht që ta ketë Ilir Metën, përgjithmonë Presidentin e saj.

Ajo që kuptuan shqiptarët prej “Republikës së Re” ishte se ajo kishte në themel mospjesëmarrjen e partive sipas parimeve pluraliste në jetën politike, demokratike e parlamentare të vendit.

Në këtë “Republikë” partitë mund ti djegin kur të duan e si të duan mandatet e përfaqësimit të besuara nga populli. E kjo nuk i pengon liderët e tyre, që edhe pas kësaj, të flasin sërisht në emrin të tij.

Themeluesit e “Republikës së Re” e kërkojnë fitoren e pushtetit jo me pjesëmarrje në proceset elektorale dhe me garë zgjedhore, por duke e fituar atë jashtë sistemit, me skenare okulte, me marrëveshje dhe me lojëra politike në tavolinë.

“Republika e Re” nuk e do reformën e drejtësisë së re, sepse ajo do akoma Adriatik Llallën si kryeprokuror të saj dhe gjithë të tjerët që vettingu i nxorri jashtë, nga sistemi i vjetër.

“Republika e Re” kërkon që krijimin dhe funksionimin e institucioneve të pushtetit të ri të drejtësisë të mos i mbikqyrë ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit), pra SHBA dhe BE, por edhe tani si 30 vjet të shkuara, sistemin ta kontrollojnë ekskluzivisht ata vetë.

Drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë, në të gjitha hallkat dhe nivelet e piramidës së saj, në “Republikën e Re” duan që ti emërojnë ata.

Jo vetëm kaq. Porn ë “Republikën e Re” drejtuesit e saj duan që të emërojnë vetë, deri edhe udhëheqësin e kundërshtarëve të tyre politikë.

“Republika e Re” kërkon një Shqipëri që të bëjë çdo gjë si ta mendojnë udhëheqësit e tyre politikë, pa u penguar aspak nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

“Republika e Re” e do Shqipërinë edhe në BE edhe në NATO me fjalë, por me kushtin e “vockël” në praktikë, që të mos ua dëgjojnë kurrë këshillat që nuk u pëlqejnë. Mos ti dëgjojnë asnjëherë kur gabojnë, as aleatët tanë në Uashington dhe as ato në Bruksel, Berlin dhe në kancelaritë e tjera të rëndësishme vendimarrëse për ne.

“Republika e Re” ishte një projekt politik që lindi i vdekur, e në të cilin ideatorët e saj, ashtu si edhe ne, e duan Shqipërinë. Por ata e duan atë, vetëm për vete.

E duan si deri më sot përgjatë këtyre 30 viteve të vështira të postkomunizmit. E duan pa sistem drejtësie të pavarur. Pa një garant të besueshëm të sistemit. Pa një albitër të pakorruptueshëm për ruajtjen e balancës së të gjitha pushteteve.

Ndaj takimi i opozitës së rrugës në zyrën e Presidentit në ikje, nuk ishte fundi i kësaj Republike. Por, ishte momenti që varrosi njëherë e përgjithmonë projektin e një “Republike” që vetëm mbiemrin e kishte të “re”. Por, në thelbin e saj “Republika e Re”, ishte më e vjetër se të gjitha sistemet sëbashku, që kemi kaluar në këto 107 vitet e një historie që nuk po e kapërcejmë dot!

Next Post
Kujtesë: Kur ambasadori Borchardt ndiqte Berishën në fushatë

Kujtesë: Kur ambasadori Borchardt ndiqte Berishën në fushatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In