• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi në Finiq, Alibeaj: Largimi i Berishës nga PD, i dhimbshëm por i domosdoshëm

by A R
24/04/2023 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ishte sërish në qendër të fjalimit të Enkelejd Alibeajt. Teksa prezantoi kandidatin e PD, për bashkinë e Finiqit, kryetari i komanduar e cilësoi të domosdoshme situatën në të cilën ndodhen demokratët, të ndarë prej muajsh në dy grupime.

“Ju jeni në dijeni për gjithçka se çfarë ka ndodhur, po kalon një proces të dhimbshëm, e pranoj këtë, të vështirë, e pranoj këtë, por një proces të domosdoshëm. Ishte një rrezik i madh për Partinë Demokratike nëse nuk ndodhte që të merrte një masë distancimi, e gjithë Partia Demokratike do të ishte e izoluar.”

Si ish-bashkëpunëtor i afërt i Sali Berishës, shprehu keqardhje në aspektin personal, por në atë politik u tregua i ftohtë.

“Zgjidhja jonë ishte kjo: midis, edhe një keqardhjeje njerëzore, unë e pranoj, që duhej marrë ai vendim ndaj ish-kryetarit historik dhe nga ana tjetër të ruanim Partinë Demokratike të pastër, të respektonte lirinë e individit, të drejtën e pronës, të përndjekurit, pronarët. Ne zgjodhëm këtë të dytën.  Me kosto, e di, me kosto.”

Me kartën e anti-korrupsionit, që e përdor si armën më të fortë në këtë fushatë, Alibeaj sulmet i drejtoi dhe ndaj Ramës e Metës.

“Nga se vuan sot shteti shqiptar? Vuan nga korrupsioni. Vuan nga abuzimi me pushtetin. Dhe jo vetëm kaq, por se drejtuesit e vjetër, treshja drejtuese e shtetit shqiptar në 33 vite, se tre veta kanë qenë Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, datojnë që nga viti 1990.”

 Votën e qytetarëve të Finiqit e kërkoi duke garantuar se do të respektojë liritë e individit, referuar të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri dhe bashkëjetesës me komunitetin vendas.

/a.r

Next Post
“Shqipëria do jetë kampione e Ballkanit në turizëm”, Rama me bizneset e Durrësit: Prioriteti ynë është punëtori

"Shqipëria do jetë kampione e Ballkanit në turizëm", Rama me bizneset e Durrësit: Prioriteti ynë është punëtori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In