• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Takimi në 1978 me Kadri Hazbiun në Luaras, si e shpëtoi babanë tim nga verbimi”

by A R
19/05/2025 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pergatiti Artur Ajazi

Nëse çobani patriot Lake Luarasi, nuk do të kishte takuar rastësisht Kadri Hazbiun në malet e Luarasit pranverën e vitit 1978, ai do  të kishte mbetur përjetësisht i verbër e ndoshta do të kishte humbur shpejt jetën nga sëmundja e rëndë në sy. Ishte pranvera e vitit 1978, kohë në të cilën plaku i urtë, i mençur e patriot Hajrulla Luarasi, apo Lakja siç e thërrisnin në fshatin e tij në Luaras të Kolonjës, dilte pothuajse çdo ditë me bagëtinë e kooperativës. I kulloste rrëzë malit përbri, dhe në mbrëmje kthehej me dy bashkëmoshatarët e tij. Ajo ditë prilli  për Laken do të mbetej e paharruar, kishte takuar njeriun e pushtetit, ministrin e Punëve të Brëndshme Kadri Hazbiu.

Pak biografi

Lakja dhe vëllai i tij, njiheshin në fshatin e tyre dhe gjithë krahinën e Kolonjës si njerëz të urtë, punëtorë. Familja e tyre kishte humbur 4 persona në 1914, ishin therur dhe masakruar nga grekët. Ata në Luaras dhe mbarë Kolonjën njihen  për patriotizëm dhe pjesëmarrje në gjitha ngjarjet e shënuara historike. Ata kishin ndarë bukën gjatë luftës Nacional-Çlirimtare me partizanët e batalionit “Hakmarrja” të komanduar nga Petrit Dume dhe Josif Pashko. Lakja kishte pesë djem dhe dy vajza, të cilët i ka rritur me mundime dhe halle, pasi asokohe kooperativa e Luarasit ishte malore dhe të ardhurat ishin të pakta. Djali i tij Bajrami, ish-ushtarak i lartë i Ministrisë Mbrojtjes, tregon një histori interesante të babait të tij  me ish-ministrin e Brendshëm Kadri Hazbiun. Historia ka ndodhur ndoshta rastësisht, kur Lakja ishte me bagëtinë lart në mal, kurse ministri  Kadri Hazbiu, bashkë me tre persona të tjerë, hipur mbi një mushkë, kryente inspektime përgjatë asaj zone të thellë kufitare. Bajrami tregon se “babai im ishte njeri shumë punëtor, nuk linte  ditë pa dalë, edhe kur nuk kishte radhën, me bagëtinë, pastaj vinte dhe merrej edhe me punë të tjera. Asokohe kemi jetuar bashkë me xhaxhain tim në shtëpi ngjitur, por jeta na ndau në punë dhe profesione të ndryshme”. Luarasi ka pasur  asokohe plot 350 shtëpi dhe 9 lagje, që banorët e tij i njihnin me emrat e tyre të vjetër. Asokohe jeta zjente në Luaras. Ishim fshati Petro Ninit, kishim shkollë, mjek, infermier, dyqane, telefon në qendër të fshatit. Organizoheshin festa  dhe përvjetore. Kishim edhe gurpin artistik.

TAKIMI ME KADRI HAZBIUN

Ish-ushtaraku, tregon se “takimi i babait tim me Kadri Hazbiun , asokohe Ministri Brendshëm  i Shqipërisë,  njeriu më i pushtetshëm i asaj qeverie, ka qenë mjaft  mbresëlënës. Ai derisa jetoi, nuk harronte dhe e kujtonte vazhdimisht takimin me atë, që ai e quante “njeriu i mrekullueshëm”. Ishin ditët e para të muajit prill të vitit 1978, dhe Lakja ishte nisur si gjithmonë me bagëtinë e fshatit për në kullotat rrëzë malit të fshatit Luaras, të njohura si “kullotat e Alo Mukës”. Ishte ditë me diell dhe Lakja pasi rehatoi  bagëtinë, ulet dhe nxjerr nga xhepi një kuti të vjetër duhani, e nis të mbushë çibukun e tij, kur syri i shikon tre burra, njëri hipur mbi mushkë, dhe dy të tjerë ecnin në këmbë duke e shoqëruar, veshur me xhaketa treçerekshe lëkure. Vetë Lakja ka treguar se “fillimisht i kishte bërë përshtypje pamja e tyre, dhe për një çast la çibukun pa ndezur dhe u ngrit në këmbë për ti shquar më mirë tre burrat e panjohur, e për t’i përshëndetur. Njatjeta xhaxha,- foli burri i hipur mbi mushkë, dhe teksa afrohej zbriti nga mushka, drejtoi  kasketën dhe i jep dorën Lakes. “Njatjeta o djemtë e xhaxhait, ejani, urdhëroni, ndizeni nga një cigare, nuk po ju njoh, të më falni?- ja kthehu  plaku i urtë  Lake Luarasi. Njëri nga burrat që shoqëronin njeriun hipur mbi mushkë i afrohet tek veshi dhe i thotë: “Xhaxha ky është shoku Kadri Hazbiu, e njeh?”. Lakja kujtohet, i jep sërish dorën, dhe përqafohen bashkë, duke shkëmbyer fjalë zemre. Ish-Ministri Hazbiu e pyeti për familjen, fëmijët, hallet dhe fshatin, kooperativën, dhe u gëzua kur mësoi nga Lakja, se ai kishte një djalë oficer, një në polici, e të tjerët në punë të ndryshme në fshat dhe Ersekë. Por gjatë bisedës, “syrit” të Kadri Hazbiut nuk i shpëtoi edhe një detaj tjetër, që për plakun e urtë Lake, u bë shpëtimtari për të mos patur telashe edhe për shumë vite të tjera jete.Ai e pyeti “xhaxha, pse mezi shikon nga njëri sy”? Dhe përgjigja ishte “e kam dëmtuar kur isha i ri, ka ca vite, tek sharrat e Ballabanovës, më ra rrufeja, por nuk po gjej derman me syzet dhe mjekimin”. Kaq u desh, që Kadri Hazbiu të urdhëronte shoqeruesin e tij “hape çantën time, dhe nxirr mjekimin e syrit dhe një palë syze optike nga të miat”. Dhe ashtu u bë.

Lakja vite më parë ishte dëmtuar nga syri në zonën e Ballabanovës, ku punonte, nga një rrufe në mes të pyllit. Ishte duke u kthyer për në shtëpi, kur mes rrugës ra rrufeja. Mushka që kishte me vehte u karbonizua, por Lakja shpëtoi, duke dëmtuar rëndë njërin sy. Por asokohe të bëje syze, ishte me siklet gjetja e xhamave të duhur, po ashtu edhe gjetja e ndonjë medikamenti. “Jam  vizituar o shoku  Kadri, doktori më ka dhënë recetën dhe nuk po gjejmë xhamat në Ersekë e Korçë për të bërë  syzet, dhe një tubet për të lyer sytë por do ti gjejmë”-ja kthen Lakja. Ministri urdhëroi shoqëruesit “në çantën time ke disa tubeta sysh dhe disa palë syze, tregoja, provoja, dhe kush ti bëjë, jepja, i ka nga unë dhuratë”. Fati e donte që një nga 5 palët e syzeve që Ministri Hazbiu kishte me vete në çantën e tij prej lëkure, të përshtatej me numrin e Lakes. Po ashtu edhe tubetin që Ministri Hazbiu mbante me vete për sytë, ja bëri dhuratë Lakes. “Merri i ke dhuratë nga unë ti gëzosh, pleqëri të mbarë, dhe të fala nga shtëpia”-i thotë Kadri Hazbiu–duke shtuar “ne po ikim se kemi punë xhaxha”.

Ministri i Brendshëm i shtrëngon fort dorën Lakes, i cili i prekur, e fton të rrinin nga shtëpia. Por ishte e pamundur. Ish-ministri kishte misionin e tij shtetëror, “punën fizike” bashkë me ata që e shoqëronin, që më vonë u mësua se ishin të Ministrisë Brendshme. Takimi me Kadri Hazbiun, mbeti i paharruar për  Laken, plakun e urtë e të mirë, çobanin nga Luarasi. Kjo  pasi siç tregon edhe djali i tij, ish-ushtaraku Bajram Luarasi “ai takim aq miqësor sikur i përmirësoi dritën e syve babait tim, i cili e uronte çdo ditë Kadri Hazbiun për dhuratën e çmuar që i bëri në takimin e rastësishëm lart në mal, dhe e kujtonte derisa sa jetoi me mall e dashuri deri në detaje bisedën me atë që e quante “burrë e njeri i mrekullueshëm”.

Next Post
E mbajti të fshehtë për më shumë se 3 dekada… Mariska Hargitay zbulon sekretin tronditës familjar

E mbajti të fshehtë për më shumë se 3 dekada… Mariska Hargitay zbulon sekretin tronditës familjar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ja pse “Kupola e Hekurt” izraelite është plot me boshllëqe dhe pse nuk arrin t’i mbrojë qytetet

Ja pse “Kupola e Hekurt” izraelite është plot me boshllëqe dhe pse nuk arrin t’i mbrojë qytetet

June 21, 2025
Përpjekja Trump-Erdogan për takimin SHBA-Iran dështon, mungesa e Khamenei nuk jep dritën jeshile

Përpjekja Trump-Erdogan për takimin SHBA-Iran dështon, mungesa e Khamenei nuk jep dritën jeshile

June 21, 2025
Demokracia ndryshon trendin në arsim! 98% e mësuesve në vend janë femra

Demokracia ndryshon trendin në arsim! 98% e mësuesve në vend janë femra

June 21, 2025
Rrjedhja masive e të dhënave, përdoruesit e internetit këshillohen të ndryshojnë fjalëkalimet

Rrjedhja masive e të dhënave, përdoruesit e internetit këshillohen të ndryshojnë fjalëkalimet

June 21, 2025
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Erdogan: Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen në rajon

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Erdogan: Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen në rajon

June 21, 2025
Zbulohen një rast i murtajës së bagëtive në Fushë-Krujë, infektohet tufa prej 100 delesh

Zbulohen një rast i murtajës së bagëtive në Fushë-Krujë, infektohet tufa prej 100 delesh

June 21, 2025
Gënjeshtrat amerikane të Fatmir Mediut

Gënjeshtrat amerikane të Fatmir Mediut

June 21, 2025
Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

June 21, 2025
Dorëheqja e Berishës, një çështje e respektit për ligjin e PD-së dhe të ardhmes së saj

Dorëheqja e Berishës, një çështje e respektit për ligjin e PD-së dhe të ardhmes së saj

June 21, 2025
Porositi Leart Haxhiun kundrejt pagesës për vrasje në Shqipëri, si qëndroi për katër vite i lirë në Britani Lorenc Lala

Porositi Leart Haxhiun kundrejt pagesës për vrasje në Shqipëri, si qëndroi për katër vite i lirë në Britani Lorenc Lala

June 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com