Në ditën përmbyllëse të Takimit Ndërkombëtar “Paqja është gjithmonë e mundshme”, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi pati sot një drekë me personalitetet botërore të klerit dhe botës akademike që morën pjesë në tryezat e debatit të këtij eventi.
Të pranishëm në këtë drekë ishin emra të njohur të besimit, si Voitto Huotari, Ipeshkëv luterian nga Finlanda, Virgil Bercea, Ipeshkëv grek-katolik i Rumanisë, Jean Mbarga, Arqipeshkëv katolik i Kamerunit, e shumë klerik të tjerë të lartë. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe drejtuesit më të lartë të Vatikanit dhe të Sant ’Egidios.
Ministri Klosi gjeti rastin që ti falënderojë personalisht drejtuesit e Sant ‘Egidios që përzgjodhën Shqipërinë për të mbajtur këtë takim kaq të rëndësishëm për paqen, ku morën pjesë afro 4 mijë persona, klerikë e të ftuar të tjerë.