• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç, flet zyrtari serb: Ne luftuam për paqe dhe zgjidhjen e tensioneve përmes kompromisit

by
18/08/2022 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Bruksel ka përfunduar rundi i dytë i bisedimeve trepalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Paraprakisht, pas rundit të parë, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë biseduar ndaras me Kurtin dhe Vuçiçin.

Presidenti i Serbisë u largua nga ndërtesa e BE-së pa iu drejtuar mediave, ndërsa shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviç, u tha gazetarëve se Vuçiç do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë dhe se do t’i drejtohet publikut të premten, më 19 gusht.

“Ajo që është e rëndësishme është që ne luftuam për paqe, për stabilitet, për zgjidhje kompromisi”, tha Petkoviç.

Kjo ishte hera e parë që brenda një dite u mbajtën dy takime trepalëshe në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Rundi i parë i takimit trepalësh u mbajt pak pas orës 10:30, dhe ky rund u pasua me takime të ndara të delegacioneve me zyrtarët e BE-së.

Në ndërtesën e BE-së ku është zhvilluar dialogu ka qëndruar edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kujtojmë se pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ky ishte takimi i tretë midis Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel, pasi në qershor dhe korrik të vitit 2021, dy takimet kishin përfunduar pa ndonjë rezultat.

Borrell pret fleksibilitet nga Kosova dhe Serbia

Ndërkaq, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më herët gjatë 18 gushtit tha se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve, teksa palët po takohen në Bruksel në rundin e ri të dialogut.

“Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë dëshmuar sërish se është koha të lëvizim drejt normalizimit të plotë. Pres që të dy liderët të jenë fleksibil dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët”, shkroi Borrell në Twitter.

Ky reagim i tij erdhi pasi ai zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që u pasua me takimin trepalësh.

Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Ndërkaq, presidenti serb Vuçiç tha se ka shpresë se do të arrihet ndonjë zgjidhje, por shtoi se është “skeptik”.

Pas këtij takimit trepalësh, mund të ketë përsëri takime dypalëshe, sipas nevojës.

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian më herët është bërë e ditur se takimi trepalësh do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit do të trajtohen çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve.

Kurti dhe Vuçiç janë takuar dy herë vitin e kaluar, por pa ndonjë rezultat konkret.

Takimin e së enjtes e ka kërkuar kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, më 31 korrik.

Vuçiç thërret në takim përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

Teksa në Bruksel po mbahen takime në kuadër të dialogut, Vuçiç ka thirrur një me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, i cili do të mbahet të dielën, më 21 gusht, në Beograd, raportojnë mediat beogradase.

Portali N1 shkruan se në këtë takim janë ftuar përfaqësues të Listës Serbe, kryetarë komunash dhe drejtorë të spitaleve në zonat në Kosovë të banuara me shumicë serbe.

Ndërkaq, në Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe, më 18 gusht janë parë disa grafite me porosinë “Mos u shqetësoni! Ne jemi këtu! Ne po presim!”. Këto grafite janë nënshkruar nga “Brigada e Veriut”./ Marrë nga REL

/e.d

Next Post
Rriten frikshëm rastet! Infektohen 1846 qytetarë me COVID, humbin jetën dy të tjerë në 24 orë

COVID në Shqipëri: Infektohen 547 qytetarë në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Operacioni “Ura”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

September 25, 2026
“Ku jemi katandisur!”- Ish-deputeti Murrizi nxjerr videon e sherrit në Durrës: Ky që e rrahin si gomarin në duhan është shefi i Komisariatit Krujë!

“Ku jemi katandisur!”- Ish-deputeti Murrizi nxjerr videon e sherrit në Durrës: Ky që e rrahin si gomarin në duhan është shefi i Komisariatit Krujë!

September 25, 2026
Kultivonin kanabis në pyjet e Skraparit, në pranga 22-vjeçari, bashkëpunëtori arratiset i armatosur!

Kultivonin kanabis në pyjet e Skraparit, në pranga 22-vjeçari, bashkëpunëtori arratiset i armatosur!

September 25, 2026
“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

September 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 26 Shtator 2026

September 25, 2026
Netanyahu u bojkotua masivisht, zyrtari izraelit kontrolloi sallën dhe shënoi se kush iku gjatë fjalimit!

Netanyahu u bojkotua masivisht, zyrtari izraelit kontrolloi sallën dhe shënoi se kush iku gjatë fjalimit!

September 25, 2026
Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

September 25, 2026
VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

September 25, 2026
Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

September 25, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Tri çështje thelbësore të familjeve shqiptare

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com