• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi me Ramën/ Mogherini: Ata që pengojnë vetting-un po ju mbajnë jashtë Europës

by Java News
03/03/2017 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini ka lëshuar një mesazh të drejtëpërdrejtë ndaj të gjithë faktorëve që pengojnë zbatimin e vetting-ut se janë përgjegjës për mbatjen e Shqipërisë jashtë Europës.

“Është kënaqësi për mua që ndodhem në Tiranë. Ka kaluar një vit prej vizitës time të fundit, dhe në këtë periudhë Shqipëria ka arritur shumë. Theksin e vë tek reforma në drejtësi, pasi rëndësia e saj tashmë njihet edhe nga BE. Kjo ndikon edhe në çeljen e negociatave. Prioriteti është në zbatimin e reformës në drejtësi, të vettingut, si dhe luftën ndaj korrupsionit, trafikut të drogës, kultivimit të lëndëve narkotike. Ne jemi besimplotë që vettingu do të zbatohet në Shqipëri. Tani e keni radhë ju.

Ne jemi të gatshëm që të shohim ecurinë në këtë drejtim. Unë kam qenë shumë e qartë në takimet e sotme. Kam thënë që ata që po përpiqen të rrezikojnë reformën, apo të ulin ritmin e tyre, do të rrezikojnë integrimin në BE. Këtë e kam thënë edhe në takimin me studentët e Tiranës. Kam vënë re se qytetarët shqiptarë e duan anëtarësimin.

Bojkoti i kuvendi do të thotë bllokomi i komisionit të vettingut, dhe kjo pengon edhe interesimin në BE, në një kohë kur vendi juaj ka vërtet mundësinë për të ecur përpara në rrugën e integrimit.

Është me rendësi dialogu brenda parlamentit, dhe shpresoj që kjo hapësirë të përdoret, në mënyrë që të ketë ecuri pozitive në këtë rrugë. Dera e BE është e hapur për Shqipërinë, dhe ne me zor presim t’ju urojmë mirëseardhjen. Negociatat mund të fillojnë në momentin që reforma në drejtësi do të fillojë të zbatohet. Besoj se është kyçe që të ketë përgatitje për zgjedhje të lira e të ndershme në këtë kohë që ka mbetur. Këshillohet që të përdoren rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe BE do t’ju mbështesë me të gjitha mënyrat tona të mundshme”, tha Mogherini.

Ndërsa kryeministri Rama nënvizoi se jemi në kohë për zbatimin e 5 prioriteteve kyçe. “Jemi të bindur se kemi hyrë në një proces të përbashkët pune që të fitojmë kohë për negociatat. Kjo do të dëshmojë se Shqipëria është gati të negociojë për anëtarësim”, theksoi Rama

Next Post
Gjirokastër, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim 

Kapshticë, fsheh kanabisin në dyshemenë e makinës, arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In