Kryeministri i vendit Edi Rama priti sot në një takim princin e Arabisë Saudite, Sultan bin Salman Al Saud.
Rama e njoftoi takimin përmes një fotoje të shpërndarë në profilin e tij në Facebook, ku ka theksuar se Princi i Arabisë Saudite ka mbetur i mahnitur nga bukuria e Shqipërisë.
“Sot me Princin e Arabisë Saudite Sultan bin Salman Al Saud, i mahnitur nga bukuria e Shqipërisë dhe i interesuar për bashkëpunimin në infrastrukturë, turizëm dhe ruajtjen e trashëgimisë tonë kulturore.”, shpreht Rama./a.m.










