Shefja për Politikë të Jashtme, Federika Mogherini do zhvillojë paraditen e sotme disa takime me liderët kryesore politikë shqiptarë, një ditë pasi KE rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësimin.
Kryediplomatja europiane ka darkuar mbrëmë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa sot do të zhvillojë takimet.
Në orën 12:00 Mogherini do takohet me përfaqësuesit e opozitës në zyrat e Bashkimit Evropian, ndërsa “BalkanWeb” raporton se kreu i PD, Lulzim Basha nuk do jetë në takim, pasi ndodhet për vizitë zyrtare në Berlin.
Në takimin me Mogherinin do jetë të pranishëm Edi Paloka, Monika Kryemadhi, Tritan Shehu dhe Klajda Gjosha.
Kryedemokrati kthehet sot pasdite ne Tiranë. Kreu i PD-se, Basha ka zhvilluar takime të shumta me parlamentarë dhe funksionarë të qeverisë gjermane, një seancë dëgjimore me deputetët e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU, dhe me anëtarët të Komisionit për Çështjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme./a.m.