• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Takimi me Biden/ Scholz në Uashington: SHBA-Gjermani “aleatët të afërt”. Paqartësi…

by Java News
08/02/2022 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz biseduan për situatën e tensionuar në kufirin e Ukrainës me Rusinë, ku janë dislokuar rreth 100,000 trupa ruse. Pikë kyçe e mosmarrëveshjeve midis Uashingtonit dhe Berlinit është ndërtimi i gazsjellësit Nord Stream 2, që do të sjellë direkt gaz natyror rus në Gjermani. Pas takimit Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se nëse tanket dhe trupat ruse do të kalojnë kufirin dhe pushtojnë Ukrainën projekti i gazsjellësit Nord Stream 2 midis Rusisë dhe Gjermanisë nuk do të vazhdojë.

Olaf Scholz, i cili ishte për vizitën e tij të parë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë si kancelar i Gjermanisë – tha se Gjermania ka rënë dakord me aleatët dhe partnerët, përfshi edhe SHBA-në, për “masa largvajtëse”.

Olaf Scholz duke folur pas takimit me Biden

“Ne do të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm. Ju siguroj se nuk do të ketë asnjë masë për të cilën ne do të kemi një qasje të ndryshme. Ne do të veprojmë së bashku.” – tha kancelari gjerman.

Scholz nuk shprehet qartësisht për Nord Stream 2 

I pyetur posaçërisht për Nord Stream 2 kancelari Scholz nuk tha në mënyrë eksplicite se projekti do të ndërpritet, por përsëriti mesazhin e tij të solidaritetit me Ukrainën dhe vendet e NATO-s. Biden u shpreh me fjalë lavdëruese për lidhjet e ngushta midis Uashingtonit dhe Berlinit, duke shtuar se të dyja palët “po punojnë me një hap” për të penguar agresionin rus.

Përpjekje diplomatike për të qetësuar krizën në Ukrainë

Vizita e Scholz-it në Uashington kryhet në një ditë të ngarkuar me diplomaci në lidhje me krizën në Ukrainë. Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock zhvilloi një vizitë në Kiev, kurse presidenti francez Emmanuel Macron u takua në Moskë me presidentin Putin.

Presidenti francez Emmanuel Macron u takua në Moskë me presidentin Putin

Pas vizitës në Uashington kancelari Scholz do të zhvillojë sot (08.02) në Berlin bisedime me presidentin francez Macron dhe atë polak Andrzej Duda. Kancelari gjerman i ka ftuar dy liderët e tjerë evropianë që të “diskutojnë veçanërisht për situatën në dhe rreth Ukrainës”, tha zëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffman.

g.kosovari

Next Post
Credins bank vazhdon t’i shndërrojë ambientet e saja në ekspozita artistike

Credins bank vazhdon t’i shndërrojë ambientet e saja në ekspozita artistike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

March 5, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

March 5, 2026
I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

March 5, 2026
Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In