• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Rama: Lojë me zjarrin, çdo alternativë tjetër veç zbatimit të planit franko-gjerman

by Java News
13/09/2023 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, takohen të enjten në Bruksel, në përballjen e tyre të parë që prej shpërthimit të tensioneve në veriun e vendit, gjatë muajit maj.

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, ka komentuar takimin që pritet të ndodhë mëngjesin e së enjtes në Bruksel, aty ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, do të takohen për herë të parë që prej shpërthimit të tensioneve në veriun e vendit, gjatë muajit maj.

Rama uron që ky takim të mos jetë “një xhiro boshe” për një tjetër përsëritje të këngës “fajin e ka tjetri”, shkruan ai. Më tej, Rama thekson se Shqipëria do të jetë në të njëjtën linjë me SHBA e BE për planin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Pavarësisht lidhjeve tona të ngushta dhe marrëdhënies unike ndoshta në botë me Kosovën, si shteti tjetër shqiptar në kufi me Shqipërinë, ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi të përputhur plotësisht në linjën e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për të realizuar planin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Jo sepse aleatët tanë të mëdhenj strategjikë kanë gjithnjë, medoemos, të drejtë, po sepse deri më sot ata nuk kanë qenë asnjëherë gabim në kërkesën e tyre ndaj të dyja vendeve, e së fundmi Kosovës veçanërisht”.
Në vijim të shkrimit të tij, Rama përmend edhe anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në qershor, atëherë kur tensionet në komunat në veri të Kosovës ishin në kulm. Ai shkruan se ishte momenti më i gabuar për të hedhur një valle dyshe shpatash në Prizren.

“Njëqind herë të ktheheshim mbrapsht njëqind herë do ta anulonim, sepse së pari, Shqipëria është një anëtar përgjegjës i komunitetit euroatlantik edhe kur duhet të pozicionohet në raport me gabimet e veta, e jo më kur duhet të pozicionohet në raport me gabimet e Kosovës apo lëre pastaj me ato të të tjerëve. E së dyti, sepse ai ishte momenti më i gabuar për të hedhur një valle dyshe shpatash në Prizren, në ndërkohën kur Kosova duhet të ishte në anën e të ardhmes, krah për krah me aleatët e saj strategjikë, e jo në anën e të shkuarës, prej ku ushqehen edhe teoritë helmuese të konspiracionit shqiptaromadh.

Më pas, i vetëdijshëm se ishte një lëvizje e pazakontë, i’u paraqita aleatëve tanë strategjikë kontributin e Shqipërisë në diskutimet e vazhdueshme për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, sepse jam plotësisht në një mendje me ta për nevojën e zbatimit rigoroz të gjithçkaje për të cilën shteti i Kosovës është zotuar. Qeveritë venë e vijnë, por shtetet serioze nuk venë e vijnë në zotimet e tyre ndërkombëtare njësoj si qeveritë.

Por më duhet ta ritheksoj, se sa më lart nuk do të thotë aspak se Shqipëria e sheh Kosovën si të vetmen përgjegjëse për futjen e dialogut në qorrsokak. Assesi jo. Kosova bëri një hap të konsiderueshëm në drejtimin e shumëpritur, duke e pranuar planin franko-gjerman pa referencë për njohjen reciproke dhe duke pranuar po ashtu, propozimin e vetë-menaxhimit për komunitetin serb. E kam duartrokitur menjëherë Albin Kurtin për këtë hap edhe publikisht, jo vetëm personalisht. Tani është koha që edhe Serbia të dalë nga llogorja e absurdit të mohimit të realitetit dhe të veprojë në mirëbesim, duke mundësuar një sekuencë zbatimi që i përmbush nevojat e të dyja palëve në kuadër të planit franko-gjerman”.

Më tej, Rama thekson se dyshon se strategjia e Beogradit është të vonojë procesin. “Shqipëria i ka shtrirë Serbisë dorën e miqësisë. Në mënyrë ironike, ka ndodhur në ndonjë rast të jemi i vetmi vend në rajon që ka folur hapur kundër sanksioneve ndaj Serbisë dhe e kemi shpjeguar qartë pse jemi të bindur në këtë qëndrim. Megjithatë, dhe kjo duhet theksuar, një përfundim i suksesshëm i procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm edhe për të ardhmen e qëndrueshme të marrëdhënieve Shqipëri-Serbi.

Për fat të keq, teksa përpiqem pa sukses të kuptoj taktikat e qeverisë së Kosovës, mbetem po aq i pasuksesshëm në përpjekjen për të kuptuar strategjinë e dialogut të Serbisë. Dyshoj se strategjia e Beogradit është të vonojë procesin dhe të përfitojë sa më shumë nga taktikat vetëdëmtuese të Prishtinës, të cilat e kanë ndihmuar vijimësisht viktimizimin e Serbisë ne arenën e ndërkombëtare”.

Në fund të shkrimit të tij, Rama thekson se “Shqipëria është për paqe, pajtim, ardhmëri të përbashkët dhe pikë. Por megjithatë, nëse gjërat shkojnë keq, Shqipëria dhe shqiptarët janë me Kosovën, e këtë s’e luan topi”.

“Thënë kjo, unë me sinqeritet shpresoj që të gjithë të përfshirët në procesin e normalizimit të jenë të vetëdijshëm për atë çfarë luhet sot mes Kosovës e Serbisë dhe të kuptojnë dreqi e mori, që çdo alternativë tjetër, përveç zbatimit të menjëhershëm, gjithëpërfshirës, të marrëveshjes mbi planin franko-gjerman në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është lojë me zjarrin, ku kush luan do të digjet i pari, po akoma më keq, në fund do të përvëlohet krejt rajoni, po nuk do të shpëtojë pa u përcëlluar edhe vetë Europa. Përfundimi i suksesshëm i procesit të normalizimit të Kosovës e Serbisë janë parësore për paqen dhe sigurinë rajonale, po edhe për sigurinë e vetë Europës”, shkruan Rama./f.s

Next Post
DASH reagon për ‘Belerin’: Presim që Shqipëria ta trajtojë çështjen sipas ligjeve të veta

DASH reagon për ‘Belerin’: Presim që Shqipëria ta trajtojë çështjen sipas ligjeve të veta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zjarri në Peshtan me rrezikshmëri të lartë”, deputeti i PD thirrje për ndërhyrje të menjëhershme

“Zjarri në Peshtan me rrezikshmëri të lartë”, deputeti i PD thirrje për ndërhyrje të menjëhershme

August 13, 2026
Dy linjat urbane të Kamzës rritën çmimin e biletës për udhëtarët/ Nis hetimet Autoriteti i Konkurrencës

Shoqatat e Transportit paralajmëruan reduktim të flotës, reagon Administrata Tatimore

August 13, 2026
Skandali Ranucci, modeli i profetit të rremë që shkëlqen dhe në Shqipëri

Skandali Ranucci, modeli i profetit të rremë që shkëlqen dhe në Shqipëri

August 13, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

August 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Shteti modern është një kontratë me qytetarin, jo një marrëveshje me të

August 13, 2026
Mjegulla shtyn ndeshjen e Ligës së Europës, UEFA merr vendimin, ja kur do të luhet!

Mjegulla shtyn ndeshjen e Ligës së Europës, UEFA merr vendimin, ja kur do të luhet!

August 13, 2026
Gjykatësi Federal rrëzon padinë e presidentit Trump kundër Universitetit të Harvardit: Nuk ka prova të mjaftueshme!

Gjykatësi Federal rrëzon padinë e presidentit Trump kundër Universitetit të Harvardit: Nuk ka prova të mjaftueshme!

August 13, 2026
Lufta po prek edhe tregtinë, Ukraina i propozon Rusisë: Marrëveshje për ndalimin e sulmeve në Detin e Zi dhe ndaj porteve!

Lufta po prek edhe tregtinë, Ukraina i propozon Rusisë: Marrëveshje për ndalimin e sulmeve në Detin e Zi dhe ndaj porteve!

August 13, 2026
Zjarri përfshin edhe pyllin me pisha në Peshtan të Fierit, flakët larg banesave, operacion për shuarjen!

Zjarri përfshin edhe pyllin me pisha në Peshtan të Fierit, flakët larg banesave, operacion për shuarjen!

August 13, 2026
“Më shkarkuan pas 26 vitesh shërbim”- Kunati i Hashim Thaçit denoncon: Më hoqën për postimet në Facebook, por do ta mbaj kokën lart!

“Më shkarkuan pas 26 vitesh shërbim”- Kunati i Hashim Thaçit denoncon: Më hoqën për postimet në Facebook, por do ta mbaj kokën lart!

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com