Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, ka thënë se diskutimet e kësaj jave në Shtëpinë e Bardhë, mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, do të çojnë përpara paqen paqen përmes bashkëpunimit ekonomik.
Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, O’Brien ka thënë se mezi pret të takojë kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksadar Vuçiq.
“Nga përkushtimi i të dy liderëve për dialog do të përfitojë Serbia dhe Kosova”, ka thënë mes tjerash ai.
Paraprakisht ishte bërë e ditur se diskutimet mes këtyre dy shteteve do të zhvilloheshin më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Ky takim, midis Kosovës dhe Serbisë, është i dyti i tillë i thirrur nga Uashingtoni.
Takimi i planifikuar më 27 qershor është anuluar pak ditë para mbajtjes, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka njoftuar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka qenë i ftuar në takimin e Uashingtonit.
“I look forward to welcoming @predsednikrs Vucic and Prime Minister @Avdullah Hoti to the White House tomorrow. These important discussions will advance peace through economic cooperation. Both leaders’ commitment to dialogue will benefit #Serbia and #Kosovo.”–NSA Robert O’Brien pic.twitter.com/mpvhe2SyXn
— NSC (@WHNSC) September 2, 2020
/e.rr