• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Takimi i Yuri Kim me Ilir Metën’, analisti: Berisha e di që s’është më i forti

by Java News
25/09/2022 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga “guvernatore” në “ambasadore”, ky ndryshim në retorikën e Sali Berishës për analistin Plator Nesturi, është një tregues shumë i qartë se si ish-kryeministri ka rritur të marrë mesazhin që “nuk është më i forti”. I ftuar në studion e Report Tv, Nesturi tha se Berisha ka hequr dorë nga protesta pasi e ka kuptuar se nuk po i funksionon si lëvizje dhe po tenton që të shtyjë njerëzit drejt grevave.

“Berisha e kupton faktin që nuk është më i forti, dihet që raportet e tij me ndërkombëtarët janë në cakun më të ulët, nuk ka më peshë për të ushtruar ndikimin e tij, po ul tonë, Berisha ka kuptuar që dhe forca e tij për të bërë lëvizje të egra dhe të dhunshme, e ka kuptuar që kjo nuk po i sjell ndonjë leverdi, ka sensorë të tij, jo vetëm në parti, apo te elektorali, nuk ka një rrezatim kjo lëvizje, prandaj Berisha kërkon ta shpërndajë këtë përgjegjësi, duket sikur ka një tërheqje nga protestat duke bërë thirrje për grevat nga biznesi i vogël dhe pastaj ta marrë në dorë. Por kjo tregon dobësi”, tha Nesturi.

Ai është ndalur edhe në takimin që Meta pati me Berishën duke thënë se ka qenë një formë e SHBA-së për të kuptuar qëndrimin e një partie të re, siç është Partia e Lirisë.

“Nuk besoj se ka qenë ndonjë kuriozitet se ç’mendon Meta, po pozicionimi i një partie të re, Partia e Lirisë. Qëndrimi krah Berishës i bën dëm edhe Partisë së Lirisë”, tha ai.

Në fund, ai tha se PD-ja ka hequr dorë nga tentativat e saj për t’u bashkuar, por sipas Nesturit, po bëhen përpjekje se si mund të ndahet partia. Kjo sipas analistit, reflektohet edhe te kërkesa e opozitës për të shtuar më shumë bashki në hartën territoriale.

“Nuk do të kemi një bashkim, tashmë është një çështje ezauruar, kriza dhe ndarja është shumë e thjeshtë. Çështja është si do jetë zgjidhja për t’u ndarë, një trashëgimi që nuk ka të bëjë vetëm me godinën. Një PD ishte fokusuar me betejën në parlament, pjesa tjetër duke mos pasur një fuqi për të bërë një betejë direkte, tentoi të bënte lojën e protestave në rrugë, del nga institucionet për të ushtruar presion në rrugë, kemi aleatët të pozicionuar fare, as me Metën, as Berishës e as me Alibeajn dhe një mungesë totale kohezioni.

Opozita po humbet kohë pas interesave personale të Berishës dhe Metës. Berisha ka qenë pjesë e betejave të 1991 apo 2005. Opozita nuk mund të fitojë këto zgjedhje vendore dhe shtimi i Bashkive për t’i çuar në 90 e ca është një fragmentarizmi i hartës elektorale për të krijuar disa zona të reja, këto nuk i shërbejnë qytetarit, po interes të partisë”, përfundoi Nesturi në Report Tv.

Next Post
Inteligjenca britanike: Pushtimi i Ukrainës i ka sjellë humbje katastrofale Kremlinit! Putin nga tërbimi ka…

Putin nënshkruan amendamentet: 10 vite burg për dezertorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Breshëri dronësh e raketash mbi Ukrainë, Zelesnky: Bashkëpunimi për mbrojtjen ajrore, prioritet

Breshëri dronësh e raketash mbi Ukrainë, Zelesnky: Bashkëpunimi për mbrojtjen ajrore, prioritet

April 15, 2026
Dështimi i Orban, ja pse ai i humbi zgjedhjet pas 16-të vitesh

Dështimi i Orban, ja pse ai i humbi zgjedhjet pas 16-të vitesh

April 15, 2026
Zjarri në pallatin 12-katësh, kompania: S’mbajmë përgjegjësi ligjore, do rindërtojmë apartamentet

Zjarri në pallatin 12-katësh, kompania: S’mbajmë përgjegjësi ligjore, do rindërtojmë apartamentet

April 15, 2026
Plani “B” nëse Donald Trump tërhiqet, hidhet ideja e një NATO-je europiane

Plani “B” nëse Donald Trump tërhiqet, hidhet ideja e një NATO-je europiane

April 15, 2026
Vuçiç: Ushtria serbe duhet të krijojë njësi me dronë sulmues, pres të shpërthejë këtë vit

Vuçiç: Ushtria serbe duhet të krijojë njësi me dronë sulmues, pres të shpërthejë këtë vit

April 15, 2026
Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

April 15, 2026
Zjarri shkrumboi mbi 30 apartamente në Tiranë, katër të arrestuar. Në kërkim ndërtuesi

Zjarri shkrumboi mbi 30 apartamente në Tiranë, katër të arrestuar. Në kërkim ndërtuesi

April 15, 2026
Trump nën rrebeshin e kritikave/ Rënie në sondazhe pas përplasjeve të paprecedenta me Papën

Trump nën rrebeshin e kritikave/ Rënie në sondazhe pas përplasjeve të paprecedenta me Papën

April 15, 2026
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi brenda korrikut të miratojë ndryshimet

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi brenda korrikut të miratojë ndryshimet

April 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 16 prill 2026

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In