• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Takimi i SEEHN, Beqaj: Së bashku për një rajon pa duhan

by Java News
18/11/2015 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është vendi mikpritës i Takimit Nënrajonal të Vendeve Anëtare të Rrjetit Shëndetësor të Europës Juglindore (SEEHN) për përshkallëzimin e zbatimit të Konventës Kuadër të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit në vendet e Evropës Juglindore.

Kristina Mauer-Stender, Drejtuesja e Programit të Mbrojtjes nga Duhani në Zyrën Rajonale të OBSH-së për Europën, tha gjatë fjalës së saj se “njëra prej arsyeve që kemi zgjedhur të mbajmë këtë takim në Shqipëri, i detyrohet përkushtimit të fuqishëm të Ministrit të Shëndetësisë për të bërë realitet Shqipërinë pa duhan. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mbledhur përfaqësues të 11 vendeve për ta dëshmuar këtë me sytë e tyre, sepse ne besojmë se kjo është mënyra më e mirë për të mësuar nga përparimi i bërë”.

Ndërkohë që vetë Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nënvizoi se “puna e bërë në zbatim të ndryshimeve të fundit në ligjin antiduhan, si dhe masat komplekse të ndërmarra nga qeveria shqiptare, pas rishikimit të ligjit, lindi si rrjedhojë e situatës problematike të zbatimit të tij, ndaj ne kërkuam ndalimin e duhanpirjes në mjedise publike të mbyllura”.

kristinaDuke folur për situatën aktuale, përvojën, sfidat dhe mundësitë e kontrollit të duhanit në Shqipëri, kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Eltar Dedaj, u shpreh se “strukturat shtetërore, dhe posaçërisht institucioni që ai drejton, luajnë një rol të dorës së parë në ndjekjen e zbatimit të drejtë, në mënyrë të barabartë dhe konstante të ligjit antiduhan”.

Më tej, ai shtoi se “kjo është një mundësi për mijëra duhanpirës në vendet tona të heqin dorë nga një varësi e rrezikshme, për të përmirësuar shëndetin e kombit’.

Më tej, ai tha se pavarësisht 32 603 inspektimeve të kryera që nga krijimi i Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror (ISHSH) dhe 505 masat e marra administrative, mbetet ende shumë punë për të bërë lidhur me ndryshimet e sjelljes.

Në shenjë vlerësimi për përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë, për punën lidhur me kontrollin e duhanpirjes në Shqipëri, ministri shqiptar i Shëndetësisë  u nderua në 16 shtator 2015 nga OBSH me Çmimin Botëror Jo Duhanit, me vlersimin “vendosje në rradhë të parë të shëndetit të njerëzve dhe të ardhmen së shoqërisë.”

SEEHN është një forum ndërqeveritar rajonal i ministrive të shëndetësisë të Europës Juglindore, themeluar në vitin 2001, në kuadrin e Inisiativës për Kohezion Social të Paktit të Stabilitetit për Europën Jug-Lindore. SEEHN përbëhet aktualisht nga 9 anëtarë: Shqipëria, Bosnia-Herzegovina, Bullgaria, Izraeli, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Serbia. (A.T.A)

Next Post

Lezhë / Mbështetën ISIS në Facebook, shoqërohen në polici 10 gjimnazistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

March 4, 2026
Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

March 4, 2026
“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In