• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi i Ramës në Selanik, Basha: Propaganda dhe shfaqjet e kushtueshme nëpër botë nuk i mbushin xhepat e shqiptarëve

by A M
03/11/2024 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokrati Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend dhe takimin e kryemnistrit Edi Rama me shqiptarër këtë të diel në Selanik.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shprehet “propaganda dhe shfaqjet e kushtueshme nëpër botë nuk i mbushin xhepat e shqiptarëve, por i varfërojnë edhe më tej ato”.

Ndër të tjera demokrati thekson se “ata që nuk vjedhin dhe nuk bashkëpunojnë me krimin janë në gjumë sipas Ramës.”

“Ai që nuk vjedh, ai që nuk bashkëpunon me krimin, ai që nuk arrin deri aty sa të korruptojë edhe shefin e FBI-së të partnerit tonë strategjik, fle gjumë sipas Edi Ramës.

Për turpin e tij sot në mbarë botën tregohet me gisht si kryeministri me mandat krimi në Durrës, me sekser Jurgis Çyrben.

Kryebashkiaku i tij i pagjumë për të vjedhur me inceneratorë e 5D, pastron paratë e krimit në kullat shumëkatëshe të Tiranës. Ky nuk është problem për Edi Ramën, sepse ai qëndron prapa tij.

Zëvendëskryeministri në arrati i pandehur për korrupsion, nuk është shqetësimi i Edi Ramë, sepse gjithçka është bërë me dijeninë e tij.

Krimi në pushtet e pushteti në shërbim të krimit nuk është problemi i Edi Ramës, sepse gjithçka është bërë me urdhrat e tij.

Një e nga e një e gjithë qeveria i ka shkuar në burg, sepse kanë vjedhur paratë e shqiptarëve, sepse kanë bashkëpunuar me krimin dhe ky si gjeli majë plehut krekoset për arritjet imagjinare.

Shqiptarët janë të parët si azilkërkues nga një vend që nuk është në luftë, pensionistët kanë pensionet më të ulëta në rajon, qytetarët paguajnë 60% të shpenzimeve për shëndetësinë “falas” nga xhepi i tyre, kjo qeveri u rimburson ilaçe pa asnjë efekt për trajtimin e sëmundjeve, vendi ynë ka çmimet më larta dhe pagat më të ulëta në Europë. Ky është realiti që rëndon sot mbi shqiptarët.

E ndërsa nuk i mashtron dot më shqiptarët, vjen vërdallë nëpër botë për t’u folur atyre të cilët duhet të mbajnë me para edhe familjen në Shqipëri për shkak të keqqeverisjes së tij.

Propaganda dhe shfaqjet e kushtueshme nëpër botë nuk i mbushin xhepat e shqiptarëve, por i varfërojnë edhe më tej ato.”, shkruan Basha.

Next Post
Zgjatja e sezonit turistik/Divjaka nevojë për punonjës të kualifikuar

Zgjatja e sezonit turistik/Divjaka nevojë për punonjës të kualifikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In