• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi i Ramës në Athinë përplas historianin dhe ambasadorin/ Xhufi: Ata 10 mijë shqiptarë janë heronj! Nesho: Ishte provokim, i zgjati dorën Mitsotakis dhe…!

by Java News
13/05/2024 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiani Pëllumb Xhufi dhe ambasadori Agim Nesho janë përplasur në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku u takua me emigrantët atje.

Për historianin Xhufi, heronjtë e vërtetë janë ata 10 mijë shqiptarë që morën pjesë në takimin e kryeministrit.

Ndërsa ambasadori Nesho tha se takimi ishte një provokim, por edhe një shtrirje dorë ndaj kryeministrit grek për ti thënë “më prano kështu si jam”.

Xhufi: Kanë bërë heroizëm ata 10 mijë shqiptarë që u mblodhëm siç tha Edi Rama; këtu jemi në një familje. Sa i përket zhvillimit të takimit, edhe Rama e ka përdorur për t’i dhënë një mesazh që ju jeni qytetarë evropianë. Erdhët me vuajtje, me operacione fshesa, por ja që u bëtë sot dhe ky është një mesazh që e ngriti sallën në këmbë.

Rama zuri në gojë edhe agjendën më shumë se 100 vjeçare midis shtetit shqiptar dhe grek. Problemet janë shtruar nga personalitete shtetërore që ligji i luftës është një kondicio që duhet hequr për një raport të ri jo vetëm për Shqipërinë por edhe për shqiptarët në Ballkan. Rama dhe ministrat e tij e ka shtruar çështjen çame që prej vitit 2013. Pala greke dhe ministri Kotsias nuk e ka përgjysmë bisedën dhe tha se duhet diskutuar.

Nesho: Ishte midis provokimit, midis nevojës që Rama të dalë nga impakti i politikës së Brendshme dhe ishte një zgjatje dore  ndaj Mitsotakis, më prano kështu si jam.

Xhufi: Kurse gazetat greke në të shtrirje dore që thotë ambasadori kanë dalluar ironinë dhe hipokrizinë. Sepse ti kur i thua zotit të vendit që ti je vend demokratik dhe pastaj i thua që ke detyruar shqiptarët të ndërrojnë edhe emrat, janë trajtuar keq e megjithatë kanë duruar dhe kanë bërë veten, por ti si shtet nuk i ke trajtuar sic duhet. Tani ambasadori e shikon sikur i ka shtrirë dorën. Ata nuk kanë dalë në këtë konkluzion./m.j

Next Post
“Rama s’pranoi jelekun anti-plumb”, Karamuço tregon si u organizua takimi në Greqi: Teatër i madh grek që futi frikë…!

“Rama s’pranoi jelekun anti-plumb”, Karamuço tregon si u organizua takimi në Greqi: Teatër i madh grek që futi frikë…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com