Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar sot se takimi i radhës për “Ballkanin e Hapur” do të zhvillohet në Tiranë pas Krishtlindjeve. Vuçiç në fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin Edi Rama dhe zëvendës Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, tha se sot janë njohur me problemet që duhen zgjidhur për të pasur më shumë lehtësi për njerëzit.
Sipas Presidentit të Serbisë sipërmarrësit e mbështesin nismën e “Ballkanit të Hapur”, por politika duhet të punojë më shpejt për të mbështetur qytetarët.
“Shpresoj që të kemi një samit në Tiranë pas Krishtlindjeve, ndoshta në 26, 27 apo në 28 Dhjetor, Duhet që të kemi një marrëveshje të detyrueshme pasi vetëm kështu mund të jetë e zbatueshme. Unë dua të them se i trajtuam të gjitha çështjet dhe më duket se jemi të dëshpëruar kur gjërat që ne biem dakord në nivel politik nuk zbatohen si duhet. Sot na u prezantuar problemet nga sipërmarrësit, të gjithë janë dakord për këtë nisëm por kërkojnë rezultate më të shpejta dhe duhet të punojmë shumë”, u shpreh Presidenti Aleksandër Vuçiç.
/a.r