• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Takimi i radhës në Durrës”/ Rama: Kosova u vetëpërjashtua, Shqipëria s’ka ndërruar qëndrim ndaj Serbisë

by Java News
10/11/2019 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama hodhi kritika ndaj liderëve kosovarë për mos marrjen pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.

Rama i pyeti kosovarët nëse do të donin të vazhdonin pritjet në kufi si tani. Kryeministri i Shqipërisë gjatë konferencës në Ohër tha se takimi i radhës do të jetë në dhjetor në qytetin e Durrësit.

“Për ne nuk është ideja të ndajmë Ballkanin Perëndimor që edhe kështu është i vogël por ideja është që të përfshimë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Është e shkruar dhe miratuar nga të 6 vendet në takimet e një-pasnjëshme por e pa zbatuar. Kjo është nismë për të shtyrë më tej procesin, e cila vjen si vullnet i brendshëm dhe jo si patranazhim nga jashtë. Miqtë tanë evropianë ndryshe nga herë të tjera ishin të ftuar. Nëse kjo shqetëson dikë ky nuk është problem në vetvete i nismës.

Dua të jem sa më i qartë me gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë, se është momenti për të thënë: së pari, jemi takuar dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet se zeza mbi të bardhë si një plan veprimi mes liderësh të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, në Londër, Paris, Berlin, Bruksel, pra me sa kujtoj nuk më rezulton që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ta kishin njohur Kosovën, por kjo nuk e ka penguar Kosovën që të marrë pjesë.

Së dyti, pas luftës dhe pavarësisë së Kosovës u desh një kohë jo e shkurtër që përfaqësuesit e shtetit të Kosovës të pranoheshin në tavolinë në takime ndërkombëtare nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Tani, prej të paktën 5 vjetësh pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë kurrë në diskutim.

Së treti, bashkëpunimi rajonal dhe jetësimi i katër lirive të BE në bashkëpunim me vendet e rajonit, nuk do të thotë që Shqipëria ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë lidhur me njohjen e Kosovës. Mos zgjidhja ende e kësaj çështje nuk është absolutisht një arsye që Kosova të vetëpërjashtohet. Nuk është një arsye që Kosova dhe Shqipëria të mos mbrojnë interesat e tyre.

Së katërti, një pyetje e thjeshtë do të ndihmonte qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që kanë kaq vite që heqin të zitë e ullirit në kufi, do të donin të vazhdonin? Apo do të donin që njësoj si në gjithë Ballkanin Perëndimor edhe mes Shqipërisë dhe Kosovës të çelej kufirit për katër liritë e BE-së. Kjo nuk është një “mini-Shengen”. Mua nuk më konvenvon. Është Wester Balkan Schengen.

Së pesti, po produktet bujqësore të Shqipërisë pse duhet të kalben në kufirin me Maqedoninë, apo Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën apo siç kalben edhe në kufi me Kosovën”, deklaroi Rama.

Më tej kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se ramë dakord se takimi i radhës është në 21 dhjetor ne Durres.

“Për ne është e shkruar në dokumentin e Novi Sadit. Nuk është ideja ta ndajmë Ballkanin Perëndimore por që të përfshihen të gjitha vendet. Ky takim vetëm se mundëson lëvizje me te lirshme, e gjitha pjesa tjetër është e shkruar dhe e miratuar nga të 6 vendet në takime ,por që nuk është zbatuar, kjo është një nisëm që përforcon këtë proces. Dua të them se ramë dakord 21 dhjetor të zhvillojmë ne Durres mbledhjen e ardhshëm ku do të merr pjesë edhe Josef Boreli “, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ “Xhamadani vija vija” në sfond, këto janë pamjet nga “Arena Kombëtare” 1 muaj para inaugurimit

Rekord historik në ndeshjen e hapjes të stadiumit të ri mes Vllaznisë dhe Apolonisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In