Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se takimi i radhës në Bruksel mes dy kryenegaciatorëve do të mbahet më 16 nëntor. Sipas tij, dakordimi i vetëm në takim me Lajcakun në Kosovë, është për këtë takim që do të mbahet të enjten.
Po ashtu, tha se në raportin për vendin, theksohet se Serbia ka shkelur shumëfish më shumë marrëveshjet se Kosova.
“Kosova është 35 pozita më të mira se Serbia. 31 pozita se Shqipëria. Tek lufta kundër korrupsionit, thuhet se Kosova është në fazën e hershme, por qëndron ma mirë se vendet e rajonit. Situata në terren është shumë më mirë”, shtoi ai
I pyetur për kompromiset e përmendura në raport, ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog tha se është me rendësi implementimi i marrëveshjeve.
“Nga perspektiva ime kemi marrëveshjen nga 27 shkurti është e detyrueshme ligjërisht, për ne progresi në dialog është implementimi i atyre dy dokumenteve. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme”, deklaroi Szunyog.
/a.d