• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi i Pesëshes për Reformën, Basha, i vetmi që nuk është përgjigjur ende

by Aalison Pearse Stevens
18/07/2016 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ende nuk ka kthyer asnjë përgjigje pas ftesave të kreut të Kuvendit Ilir Meta, ambasadorit të SHBA, por edhe të kryeministrit Rama për një tryezë të nivelit të lartë për gjetjen e konsensusit për Reformën në Drejtësi.

Pas refuzimit nga PD të draftit të Nuland dhe kritikave nga SHBA për gjetjen e kompromisit ishte kryeministri Rama në 13 korrik që ftoi Bashën në një takim për të diskutuar me qëllim arritjen e një marrëveshje.

Ftesës së Ramës, iu bashkua edhe ambasadori i SHBA, Donald Lu që u kërkoi dy liderëve të partive të mëdha takim dhe konsensus.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ishte edhe Ilir Meta që kërkoi takim për zgjidhjen e ngërçit 4 ditë para datës së përcaktuar për votimin e Reformës në Drejtësi në Kuvend, por ku të ishin të pranishëm edhe ambasadorët e SHBA dhe BE.

Donald Lu, Romana Vlahutin dhe kryeministri Rama gjatë ditës së djeshme iu përgjigjën pozitivisht ftesës së kreut të Kuvendit, ndërsa ende nuk ka një reagim nga kreu i demokratëve Lulzim Basha.

Përgjigja e Bashës nga reagimi i fundit në faqen e tij në Facebook për ftesën e Ramës ishte “cakto negociatorët, jepu plotfuqinë të negociojnë zgjidhjen” duke lënë të nënkuptohet një shmangie e ballafaqimit direkt.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post

Reforma prodhoi më në fund një koalicion politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com