• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Takimi i Ohrit, Kurti: Dokumenti i ri, “armë” e fuqishme për të ecur përpara

by A R
23/03/2023 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton në Kuvend ditën e sotme për takimin e Ohrit.

Kurti u shpreh se Kosova duhet ta shfrytëzojë sa më mirë dokumentin e ri që ka dalë nga takimet e fundit mes tij dhe Vuçiç me ndërmjetësimin e BE-së.

“Tani kemi një dokument të ri në dorë dhe duhet ta shfrytëzojmë sa më mirë. E kemi një dokument të ri çfarë ka qenë i paparë dhe i paarritshëm më herët dhe kjo është edhe “armë” e fuqishme për ne për të ecur përpara. Me dokumentet e hershme kemi ngecur. Me këtë dokument mund të ecim”, tha Kurti.

Kurti: Rruga jonë e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare më e lehtë, por s’do jetë shëtitje në park

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi se ka bërë ç’është e mundur për të nënshkruar një marrëveshje që garanton njohjen reciproke sa i takon raporteve me shtetin serb.

Ai u shpreh falenderues ndaj shteteve mbështetëse në këtë proces të vështirë, duke shtuar se tashmë Kosova e ka më të lehtë rrugën e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Kush po mundohet për kë më shumë? Nuk na pëlqen aspak kjo dinamikë, por pylli nuk duhet të injorohet për shkak të pemëve, në plan afatgjatë ne jemi më mirë me këtë marrëveshje.

Kjo është dhe arsyeja pse unë si kryeministër kam thënë që jam për dialog dhe marrëveshje që nënshkruhet sa më parë, që tani. Më shumë se kaq, më konstruktiv se kaq, nuk ka qenë e mundur. Jam kritikuar për propozimin e një marrëveshjeje që nuk është përfundimtare. Natyrisht që me gjithë dijen, fuqinë që kemi, vendosëm se duhet t’i themi “Po” marrëveshjes bazë drejt një marrëveshjeje finale.

Njohja de-facto është e qartë, nuk është më pjesë e deklarimeve, por përcaktohet në nenin 6 të kësaj marrëveshjeje. Nuk ka zyrtar evropian dhe amerikan që nuk e thotë se normalizimi i plotë nuk reflekton njohjen reciproke. Serbia mund dhe të injorojë haptaz marrëveshjen, rruga jonë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare është lehtësuar, por nuk do të jetë shëtitje në park, çdo vend do kërkojë më shumë sepse Serbia do vazhdojë të lobojë kundër.

Por, ndryshe nga Serbia, Kosova nuk ka hezitim se adresa e saj e vetme është Europa, NATO, lidhja trans atlantike. Falenderoj partnerët tanë negociues në këtë proces të vështirë dhe ekipet e tyre, shtetet mbështetëse si Gjermania, Franca dhe Italia. Në veçanti falenderoj përfaqësuesin special të SHBA-së që ka qenë gjithmonë i pranishëm në këtë proces”, u shpreh Kurti.

/a.r

Next Post
”Huffington Post”: Rama e etiketon të turpshme gjuhën e Braverman për migrantët

”Huffington Post”: Rama e etiketon të turpshme gjuhën e Braverman për migrantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In