• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi i Metës me të vegjlit, PD- LSI pas perdeve

by A R
29/04/2019 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Kur kanë mbetur afro 48 orë nga skadimi i afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhjet e 30 qershorit, PD- LSI, pas perdeve, po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar ç’mund të shpëtohet nga vendimi i tyre për të dalë nga sistemi politik dhe për t’u konfiguruar si grupim rrugësh që bllokon akset kombëtare dhe ushtrron dhunë ndaj institucioneve publike.

Për të ruajtur namuzin politik, meqë krerët e PD- LSI kanë deklaruar se nuk ulen me Ramën në tryezë për zgjidhje politike pa u ‘qërruar’ ai më parë nga posti i kryeministrit, vihet re se nga kampi i kolicionit opozitar, partitë e vogla kanë ndërmarrë nismën për t’i kërkuar Presidentit Meta, jo vetëm një takim, por kanë apeluar që kreu i shtetit të thërrasë një trezë të forcave politike me qëllim, po t’i reforhoesh edhe marrëveshjes së opozitës: largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore! Presidenti ka pranuar t’i takojë nesër partitë e vogla të opozitës.

Që në krye të herës kërkesa drejtuar Presidentit nga partitë e vogla të opozitës, është e kompromentuar rëndë, pasi ky grup partish, i papërfillshëm nga pikëpamja elektorale, shkon me një axhendë të përcaktuar që ka të bëjë me dëbimin e Ramës si kryeministër dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Marrëveshja e partive të opozitës flet qartë për axhendën që ka PD- LSI dhe aleatët e saj në raport me mazhorancën dhe kushtet e tyre për hyrje në zgjedhje.

Trokitja në derën e Presidentit për të thirrur një trezë të pozitë- opozitë, kur vetë kreu i shtetit është në opozitë të hapur me mazhorancën, pra ai s’është mbi palët por i rreshtuar në kuartetin drejtues të opozitës, bën të qartë se roli i Presidentit është tërësisht i kompromentuar dhe se thirrja e një tryezë për të “qërruar” kryeministrin dhe PS nga qeverisja s’ka asnjë shans të jetë serioze e aq më shumë të ndihmnojë në zgjidhjen e krizës që ka opozita.

Marrëveshja e PD-LSI me partitë opozitare është një marrëveshje që shkon përtej kushteve për zgjedhjet. Parë me kujdes ai është një dokument në të cilin kërkohet pushtet në tavolinë, pa zgjedhje, dhe deri në absurd, pasi minoranca kërkon t’i imponohet mazhorancës se kush duhet të jetë kryeministër dhe kush duhet të qeverisë pavarësisht humbjes në zgjedhje. Marrëveshja e opozitës, politikisht është kërkim pa asnjë etikë i pushtetit në tavolinë.

Në kushtet kur kanë mbetur edhe 48 orë për regjistrimin si koalicion në zgjedhje, partitë e opozitës po lëvizin të gjitha gurët, pasi tashmë e kanë kuptuar se djegia e mandateve të tyre nuk impresionoi askënd në botë dhe se Perëndimi as mori mundimin të çonte ndonë misionar, që ta tërhiqte sërish për hunde PD, për zgjidhjen e krizës. U pa djegia e mandateve ishte shantazh i pastër i PD- LSI kundër SHBA- BE. Ishte dhe vijon të jetë krizë e opozitës dhe jo krizë politike kombnëtare. Trokitja në derën e Metës, si pjesë e kuartit vendimarrës të opozitës, është një akt dëshpërimi nga opozita, akt pas së cilit formalisht janë në vijën e parë Duka, Mediu, Dule, Noka, Idrizi. ‘Ç’të mbjellësh do korrësh!’ Kjo vlen dhe për Presidentin që do presë nesër dërgatën e opozitës.

 

 

 

Next Post
Intervista në “ZDF”/ Kryeministri Rama lavdëron Merkel: Shpëtoi nderin e Europës për refugjatët, është fati i BE-së

FOTO/ Samiti i Berlinit, nis takimi i Ramës me Merkel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In