• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Takimi i kryeministrave të Ballkanit nën “hijen” e debatit për kufijtë Kosovë-Serbi

by A R
27/08/2018 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Integrimi i ekonomisë rajonale është në qendër të takimit të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor sot (27.08) në Durrës, por takimi i këtij viti zhvillohet nën hijen e debatit për kufirin Kosovë-Serbi.

Drejtuesit politikë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor takohen të hënën (27.08)  për të dytin vit në qytetin bregdetar të Durrës, të mikpritur nga Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. Burime nga Kryeministria bëjnë të ditur për DW se në qëndër të këtij takimi informal do të jenë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”dhe krijimi i një vizioni të përbashkët për strategjinë e integrimit europian.

Krahas tyre do të diskutohen edhe njohja reciproke e kualifikimeve akademike dhe profesionale dhe marrëveshjet roaming. Takimi i sotëm në Durrës, i dyti në serinë e takimeve të tilla, zhvillohet 4 vjet pas prezantimit të Procesit të Berlinit nga kancelarja gjermane Angela Merkel, në 28 gusht 2014 dhe disa javë pas Samitit të Londrës, të zhvilluar në fillim të muajit të kaluar, i pesti samit në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili që prej 4 vitesh  ka marrë përsipër të nxisë dhe përshpejtojë ritmet e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Samiti i Londrës në konkluzionet e tij theksoi ”konfirmimin e potencialit transformues të Zonës Ekonomike Rajonale dhe rënien dakort për nevojën e forcimit të lidhjeve ekonomike mes 6 vendeve të BP, partnerëve të Procesit të Berlinit dhe institucioneve të BE”.

Albanien Durres Informelles Treffen Westbalkan-Regierungschefs (picture-alliance/abaca/B. Ademi)Takimi i kryeministrave të vendeve të Ballkanit vitin e kaluar në Durrës

Ekonomia në krye të transformimit europian të BP

Komisioni Europian ka fjalën e vet me peshë në këtë drejtim. Komisioneri i Zgjerimit dhe Fqinjësisë së Mirë, Johannes Hahn, i ftuar në takimin që zhvillohet sot në Durrës, e ka quajtur  “prioritet kyç ndërtimin e Zonës Ekonomike Rajonale për të nxitur rritjen ekonomike dhe punësimin në BP”. Në takimin e parë informal të Durrësit, vitin e kaluar, u prezantua miratimi i një plani veprimi prej 115 pikash për  Zonën Ekonomike Rajonale, të dakortësuar nga kryeministrat e 6 vendeve- Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe Bosnjë-Herzegovinë- me arsyetimin e provuar se ekonomia është në krye të transformimit europian të BP, ose ndryshe  të  progresit në procesin e integrimit europian të rajonit.

Vetëm një zonë ekonomike rajonale mund të krijojë një treg rajonal të punës, të hapë vende pune për rininë, të frenojë emigrimin e saj dhe pasojat e zymta të mungesës së rinisë. Sipas të dhënave nga BE, Zona Ekonomike Rajonale mund të krijojë 800 mijë vende të reja pune deri në vitin 2025.

Westbalkan Gipfel in London Johannes Hahn (Imago/A. Parsons)

Takim nën hijen e debatit për korigjimin e kufijve Kosovë-Serbi

Që Zona Ekonomike Rajonale, produkt i Procesit të Berlinit, të funksionojë, stabiliteti dhe paqja në rajon janë dy parakushte të domosdoshme. Debati i kohëve të fundit për mundësinë e korigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, si një veprim potencial për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe hapur rrugën e tyre drejt integrimit në BE,  ka zgjuar frikën e destabilizimit dhe rrezikimit të paqes në rajon. Gjermania, iniciatorja e Procesit të Berlinit është në mënyrë të prerë kundër ndryshimit të kufijve mes dy vendeve.

Kancelarja Merkel theksoi para dy javësh, në Berlin, se: “Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i përcaktuar dhe i paprekshëm”. Kryemnistri i Kosovës, Haradinaj  që do të marrë pjesë në takimin e sotëm në Durrës, është  gjithashtu kundër. Në kulmin e debatit ai ka deklaruar se„ kufijtë  janë vendosur me luftë dhe vetëm lufta i lëviz.”

Shqipëria e ka thënë qartë që korigjimi i kufijve Kosovë – Serbi rrezikon stabilitetin dhe paqen në rajon. Ai krijon një precedent për ndryshim kufijsh në vende të tjera të rajonit në radhë të pare në Bosnjë-Hercegopvinë ku është Republika Serbska. Edhe pse kjo ҫështje nuk përfshihet në axhendën e takimit të sotëm hija e saj pritet të jetë e pranishme.

Në konferencën për shtyp të 6 kryeministrave, që do të mbahet pas mesditës, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabić, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn do të jenë përballë pyetjeve të gazetarëve edhe për këtë ҫështje. Edhe pse nuk është në axhendën e takimit ajo është e lidhur direkt me paqen dhe stabilitetin në rajon, pa të cilat bashkëpunimi rajonal dhe integrimi europian mbeten në mes të rrugës./a.m.

Next Post
FOTOT/ Ambasada amerikane kujton vizitën e John McCain në Shqipëri

FOTOT/ Ambasada amerikane kujton vizitën e John McCain në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi në BE/ Komisioni i Ekonomisë miraton paketën me 5 projektligje për bizneset; nisin ndryshimet edhe për pronësinë intelektuale

Integrimi në BE/ Komisioni i Ekonomisë miraton paketën me 5 projektligje për bizneset; nisin ndryshimet edhe për pronësinë intelektuale

July 17, 2026
Adoptimi i euros në Shqipëri, eksperti i ekonomisë: Procesi që kërkon reforma, stabilitet ekonomik dhe kohë

Adoptimi i euros në Shqipëri, eksperti i ekonomisë: Procesi që kërkon reforma, stabilitet ekonomik dhe kohë

July 17, 2026
Civici: Paketa e tretë duhet përcaktuar qartë, për ta rikthyer biznesin aty ku ishte, apo…

Adoptimi i euros në Shqipëri, procesi që kërkon reforma, stabilitet ekonomik dhe kohë

July 17, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“E shohim edhe në Shqipëri”, Meçe: Rusia po shfrytëzon hallkën më të dobët të Perëndimit

July 17, 2026
Integrimi në BE prek kriptomonedhat, zbardhen gjobat deri në 1 milion lekë dhe bllokimi i transaksioneve për përdoruesit

Integrimi në BE prek kriptomonedhat, zbardhen gjobat deri në 1 milion lekë dhe bllokimi i transaksioneve për përdoruesit

July 17, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Fituam gjë me mbylljen e tre kapitujve të parë të integrimit?

July 17, 2026
Kosova mbledh Kuvendin në gusht, Albulena Haxhiu fton AAK për negociata mbi presidentin

Kosova mbledh Kuvendin në gusht, Albulena Haxhiu fton AAK për negociata mbi presidentin

July 17, 2026
Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britaninë e Madhe

Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britaninë e Madhe

July 17, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

July 17, 2026
Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit

Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In