• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi i fundit me Zamir Dulen, gazetari që u rrah nga SHIK-u, Rudina Xhunga: Ra në depresion pas dhunës shtazarake nga pushteti i Berishës

by Java News
06/04/2024 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Rudina Xhunga në një lidhje telefonike në emisionin “Breaking në Top News ka rrëfyer takimin e fundit që pati me Zamir Dulen, gazetarin e kronikës së zezë që ndërroi jetë një ditë më parë.

Gazetari ndërroi jetë në një spital privat në Tiranë, ku ndodhej i shtruar pas ndërhyrjes kirurgjikale së cilës iu nënshtrua. Dule do të prehet në vendlindjen e tij në fshatin Miras të Korçës, ndërsa lajmi i hidhur është mësuar nga familjarë të të ndjerit.

“Ngushëllime familjes, unë e kam takuar në Miras me nënën, nuk e harroj kurrë nënën e tij. Ishte një kohë me idealist dhe ambiciozë, Zamiri ishte nga të të tillë, ishte ambicioz dhe idealist. Ishin kohë që nuk mund t’i shpjegosh dot, unë isha gazetare kulture në kohën kur Zamiri ishte gazetar i kronikës. Ishim në të njëjtat zyra, në të njëjtat mbledhje, në të njëjtat biseda, në të njëjtat tavolina. Unë nuk e dija që Zamiri, pasi të gjithë iknin në shtëpi, ai flinte në redaksi, nuk e kam ditur këtë gjë, e kam mësuar vetëm ditën kur jam kthyer në redaksi, ka qenë data 4 mars dita kur pashë kompjuterin tim të djegur, një prej shumë kompjuterave të Kohës.

Ai u mor me vete në polici, u keqtrajtua dhe u dhunua në atë mënyrë në të cilën nuk u mor vesh kurrë, askush nuk mund të thotë se çfarë ndodhi atë natë, por dimë të themi që pas asaj nate Zamiri përfundoi misionin e tij të gazetarit dhe u kthye tek vetja, të gjithë në një moment frike dhe tmerri, pas këtij reagojmë në mënyra të ndryshme, dikush streohet në kompromise, dikush në depresion, mesaduket ky ishte fati i Zamir Dules, të streohej në depresion, pas dhunës shtazarake nga pushteti i Berishës.

Zamiri nuk kishte probleme të shëndetit mendor, ai ishte i tërhequr. Ai nuk donte të fliste më e askënd. Ishte një reagim ndaj gazetës që e pësuan gazetarët, është rrjedhojë e mënyrës se si reagonte qeveria e asaj kohe ndaj medias, represion dhe dhunë, shumë gazetarë e pësuan, të tjerë bënë kompromis, të tjerë shpëtuan”, tha Xhunga.

Në vitin 1994, ai erdhi në Tiranë ku mbuloi po sektorin e kronikës për policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Ai arriti kulmin në karrierën e tij në vitin 1996, kur shkroi edhe librin “Përbindëshi i Tropojës”.

Zamiri u tërhoq nga profesioni pasi u dhunua barbarisht nga policia e ish- presidentit demokrat Sali Berisha në marsin e vitit 1997. Ai u shoqërua në polici ku u torturua e për pasojë pati edhe probleme të shëndetit mendor.

Qeveria e kryeministrit socialist Fatos Nano i akordoi gazetarit Zamir Dule pension special, në shenjë vlerësimi për punën në kushte të përndjekjes dhe sidomos për torturimin e tij nga struktura policore.

Pas largimit nga gazetaria Dule u zhvendos në Korçë, ku jetonte me vëllanë në vendlindjen e tij, fshatin Miras të Devollit. Shëndeti i tij është përkeqësuar vazhdimisht./m.j

Next Post
“Ishujt 2024”/ Ministria e Jashtme: Shqiptarët që jetojnë në zonat përreth Egjeut dhe Mesdheut do të pajisjen me dokumente biometrike

“Ishujt 2024”/ Ministria e Jashtme: Shqiptarët që jetojnë në zonat përreth Egjeut dhe Mesdheut do të pajisjen me dokumente biometrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In