• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi i Elbasanit, si u ‘nxit’ Ben Blushi që të fliste në podium

by Aalison Pearse Stevens
05/03/2016 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Taulant Balla ka zhvilluar një bisedë me Ben Blushin, para incidentit që shoqëroi takimin për “Rilindjen Urbane” në drejtimin e PS në Elbasan.

Gjatë kohës që Peleshi fliste për projektin “Rilindja Urbane”, ku janë cituar dhe projektet që Bashkia e Elbasanit ka përfituar, Edi Rama është parë t’i jepte porosi Taulant Ballës, që t’i jepte fjalën edhe Ben Blushit në këtë takim.

Mësohet se Balla kishte komunikuar në telefon me Blushin për ta pyetur nëse donte të fliste në takim dhe pse salla parashikohej të mos e mirëpriste.

Por Blushi ka këmbëngulur që të flasë edhe pse e ka parë atmosferën në disfavor të tij. Sapo ka mbaruar Peleshi, Taulant Balla i është drejtuar sallës duke kërkuar që jashtë axhendës së këtij takimi fjalën t’ia jepte kolegut Blushi. Fishkëllimat e të pranishmëve nuk e kanë aprovuar, por Blushi është ngjitur në podium.

Për pak minuta ai nuk ka mundur të nisë fjalën e tij për shkak të thirrjeve dhe fishkëllimave. “Fërshëlleni sa të doni, por duhet të më dëgjoni”. Ai i është drejtuar Kryeministrit Rama duke e akuzuar drejtpërdrejt: “Pse e ke mbushur këtu me banditë që kërcënojnë deputetët? Shpjegoju këtyre njerëzve pse nuk do të votohesh? Je i vetmi kryetar partie në botë me mandat 7- vjeçar nga Kuba në Korenë e Veriut. Shpjegoju këtyre njerëzve pse s’kanë rroga më të larta, pse s’kanë asistencë më të larë, pse s’kanë punë dhe çmime të ulëta. Nuk bëre asgjë për të varfrit”.

Sipas tij, PS është kthyer në parti të një njeriu. “Partia Socialiste nuk është pronë e një njeriu të vetëm. I drejtohem Ramës tani këtu përballë: Përse nuk do zgjedhje? Nuk vij në Elbasan, sepse ndihem i turpëruar. Nuk kam frikë të them të vërtetën, fërshëlleni sa të doni”, ka thënë Blushi. Edi Rama disa herë i ka kërkuar të pranishmëve të pushonin, por kjo nuk ka dhënë asnjë rezultat. Blushi u është përgjigjur edhe atyre që fishkëllenin, madje njërin prej tyre e ftoi edhe në podium që t’i përgjigjej.

“Ka ulërima, por nuk ka asamble, ka duartrokitje, por nuk ka kryesi, ka banditë si puna juaj, por nuk ka demokraci. Mos më kërkoni mua llogari, sepse nuk kam qeverisur unë për tre vjet, por ky këtu (Edi Rama)”, është shprehur Blushi. Pas Blushit, në formë replike, fjalën e ka marrë përsëri deputeti Balla, i cili i ka kthyer përgjigje.

Koordinatori i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, i kujtoi kolegut të tij kritik se ka qenë i ftuar të jetë pjesë e fushatës së PSsë për Bashkinë e Elbasanit, por ka qenë ai që e ka refuzuar, madje nuk e ka uruar as për fitoren, por, përkundrazi, shkroi një libër kundër tij dhe qytetit të Elbasanit.

Më pas takimi është mbyllur, ndërsa Ben Blushi është vënë nën mbrojtjen e grupit të shoqërimit të Kryeministrit Rama për të shmangur çdo lloj incidenti të mundshëm.

ARISTIR LUMEZI / Panorama

Next Post

Dekriminalizimi, Prokuroria do t'i verifikojë kandidatët para se të vendosen në lista

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

March 10, 2026
VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In