Gazetari Dritan Hila, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, komentoi vizitën e ambasadores amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, në Kryeministri, ku u takua me kryeministrin Edi Rama.
Hila vuri në dukje karakterin e udhëheqësve që pëlqen administrata Trump dhe kontekstin politik të vizitës. Sipas tij, vizita e Guilfoyle nuk lidhet vetëm me marrëdhëniet diplomatike formale, por është gjithashtu një sinjal politik nga administrata Trump.
Hila gjithashtu theksoi rolin e senatorit Rubio si një figurë influente brenda administratës amerikane, duke argumentuar se vizita mund të shërbejë për të dërguar një mesazh strategjik që lidhet me interesat ekonomike dhe politike të Shteteve të Bashkuara në rajon.
“Rama është një një njeri i cili të mbaron punë, do në Zvërnec merr Zvërnecin, do në Sazan merr Sazanin. Kështu ka qenë dhe Berisha, po doje të merrje një diçka, ta ndante mendjen, të mbyllte punë Berisha, nuk rrinte ta tirrte gjatë. Dhe Trumpi i pëlqen këta lloj udhëheqësish të fortë. Kjo sjell një mesazh, nuk vjen kot që shtyjë kohën në Tiranë, por nuk besoj që është mesazh armiqësor, sepse po të ishte mesazh armiqësor. Edhe unë kështu e mendoj që ka sjellë një mesazh nga presidenca, nga mbretëria e Trumpit e cila është ende e fortë. Ai shkakton frikë dhe ka bërë ca luftra, i ka idetë e qarta. Kjo është një nga ata njerëz që të sjellin një mesazh, nuk ka ardhur për shtyrë mbrëmjen në Tiranë, është më e bukur Athina për të shtyrë natën”, tha Hila.
Kujtojmë që ende nuk dihen arsyet konkrete të vizitës së Kimberly Guilfoyle në Kryeministri. Ajo njihet si një nga figurat më të mbështetura nga presidenti Donald Trump, pasi ka qenë ish-e fejuara e djalit të tij.











