• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi i 18 Marsit, Kurti: “Topi” te Serbia, pse nuk po e nënshkruan marrëveshjen

by A R
21/03/2023 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se për Marrëveshjen e 18 marsit në Ohër, duhet të diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës. I pyetur se a do të ratifikohet kjo marrëveshje në kuvend, Kurti tha se “besoj se tash topi nuk do të duhej të ishte të Kosova”, teksa kërkoi kontributin e të gjithëve për këtë.

“Topi është në anën e Serbisë, pse nuk po nënshkruan ajo”, është shprehur Kurti.

Ai tha se në vend se diskutimi, sipas tij, të bëhej se “pse nuk po e nënshkruan Serbia marrëveshjen”, diskutimi po bëhet se “kur do të themelohet Asociacioni”.

“Andaj, është e rëndësishme që t’i qëndrojmë besnikë interesave shtetërore të popullit tonë, sepse ne kemi qenë kreativ”, tha ai.

Kurti, është shprehur se zbatimi i marrëveshjes së arritur më 18 mars duhej që të niste nga e hëna.

Kjo pasi sipas Kurtit, plani i zbatimit thotë që nuk ka një afat në të ardhmen se kur duhet të fillojë zbatimi i kësaj marrëveshje, teksa iu bëri thirrje ndërkombëtarëve që ta dënojnë sjelljen e Serbisë.

“Edhe marrëveshjen bazë, edhe planin e zbatimit tashmë i kemi dakorduara. Për ne, kjo është marrëveshje, por unë pres nga faktorët ndërkombëtarë që ta gjykojnë e ta dënojnë sjelljen e Serbisë, e cila kur zhvillohen takime thonë se ‘nuk nënshkruaj’, e ndërmjet takimeve thotë se ‘nuk zbatoj gjë’”, është shprehur Kurti.

Kurti tha se Serbia nuk mund të flasë se si kurrë nuk do ta njohë Kosovën, pasi siç shtoi, marrëveshja bazë është njohje ‘de-facto’, teksa theksoi se ai është i vetmi në takime që bën propozime.

“Unë jam i vetmi në këto takimet e Brukselit që bëj propozime. Pala tjetër me të cilën negocioj, nuk bënë propozime. Unë bëj propozime e oferta që refuzohen, e në fund merremi vesh, ama ata nuk nënshkruajnë. Kjo është çështja themelore, e për të tjerat me ndërmjetësit evropianë do të jemi në kontakt të vazhdueshëm. Me partnerët amerikanë jemi në komunikim të vazhdueshëm, e do të duhej që atë formulimin e vetëmenaxhimit të komunitetit serb, të adresojmë çështjet që na paskan ngelur pa u përmbushur dhe për ne bëhet fjalë për një formulim i cili i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare, sipas Këshillit të Evropës”, tha Kurti.

/a.r

Next Post
31 vjet nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës / Blendi Gonxhja: Berisha ishte kundër protestave!

“Çmimi i patentave do rritet”, Gonxhja kërkon dhe funksionim të ‘’bonus malus’’ te siguracionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

November 12, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Shqipëria përafron legjislacionin bankar me BE-në, ja çfarë parashikon ligji i ri për institucionet e kreditit

November 12, 2026
Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

November 12, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën

November 12, 2026

Alexander Volkanovski – UFC Featherweight Champion – Title Defenses P4P!

November 12, 2026
Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

November 12, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë, automjeti përplas 78-vjeçaren! Nën hetim drejtuesi, ja si paraqitet gjendja e të moshuarës

November 12, 2026
Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

November 12, 2026
Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

November 12, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE shprehet e shqetësuar për mundësinë e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale në Kosovë: Nevojë për konsultime paraprake!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In