• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi historik Obama- Trump… por çfarë tregon gjuha e tyre e trupit?!

by Java News
11/11/2016 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një eksperte e gjuhës së trupit ka analizuar takimin e parë mes njeriut të fuqishëm në Amerikë dhe personit të zgjedhur për të zëvendësuar atë. Siç duket qartë edhe nga fotoja, gjuha e trupit ka zbuluar Trumpin dhe Obamën gjatë takimit të tyre. Ata të dy folën për më shumë se 90 minuta në Zyrën Ovale, përpara se të dilnin para mediave

Presidenti aktual Barack Obama dhe ai i ardhshëm Donald Trump, u takuan për herë të parë dje dhe u betuan se do të punojnë sëbashku në atë që u duk si takim miqësor në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se “po shikonte mundësinë për të bashkëpunuar me presidentin Obama në të ardhmen”, ndërsa Obama tha se “ndihej shumë i inkurajuar nga interesi i Presidentit të sapo-zgjedhur për të punuar me skuadrën time”.

Por edhe për një sy të pastërvitur ishte e qartë se kishte tensione mes tyre në atë takim, dhe ekspertja e gjuhës së trupit Patti Wood, ka analizuar takimin e parë mes njeriut më të fuqishëm në Amerikë dhe personit të zgjedhur për ta zëvendësuar atë.

Obama ndihej “shumë i lodhur, i dorëzuar dhe jo shpresëdhënës” ndërsa Trump “rrinte rëndë, serioz dhe ndoshta-ndoshta i frikshëm” tha Patti për “Daily Mail”.

“Nëse shikoni pozicionin e këmbëve të Trump, janë në pozicionin alfa, që nënkupton shprehjen “Jam një burrë i vërtetë”, ndërsa këmbët e Presidentit Obama qëndrojnë më larg njëra tjetrës, gjë që nënkupton forcë dhe në mënyrë subkoshiente kërkon të thotë “Jam unë ende në krye”, thotë Patti.

“Por ishin duart e Trump që tërhoqën vëmendjen. I vendosi në një pozicion lutës, por me kokë poshtë. Kjo nuk është aspak tipike për një President të zgjedhur. Sipas leximit tim, ai ka mësuar diçka që nuk e dinte më parë. Është një shenjë që kërkon të rehatojë veten. Kurse nga mënyra se si Obama mban duart e këmbët më bën të mendoj se ndihet i lodhur. Madje nuk më bindin as fjalët që Obama tha se ishte i inkurajuar për të punuar me ekipin e Trump. Sepse kur i thotë këto, ai vazhdimisht mbyll sytë, duke lënë të kuptohet që nuk e beson atë që thotë”, tha ekspertja e gjuhës së trupit. /albeu.com/a.k

Next Post
Tiranë, i hapin profil fallco dhe e kërcënojnë… “paratë ose të nxjerrim fotot”

Tiranë, e mitura 16 vjeçare kërcënohet përmes rrjetit social Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In