Dje Tom Doshi dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Gramo Ruçi patën një takim 1 orësh në një nga kafenetë e kryeqytetit.
Pas këtij takimi është ngjallur interesi i mediave ku Ruçi tha se ishte veçse një kafe normale.
Ndërkohë, i kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, Doshi ka shkuar më tej teksa ka thënë se ai nuk ka ndërruar parti dhe se takimi me Ruçin ishte krejt normal.
“Bisedat mes dy deputetëve nuk duhet të bëhen publike.
Ishte kafe normale.
Nuk di çfarë shqetësimi paraqesin mediat, ndërkohë që unë kam takuar një deputet, me të cilin kam dhjetë vite në një grup me të. Unë jam deputet i PS, nuk kam ndërruar parti.
Jam deputet prej tre mandatesh dhe për herë të parë jam zgjedhur kur kryetar ishte Fatos Nano”, tha Doshi për “GSH”.