• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seanca maratonë / Kuvendi rrëzon PD, voton kundër dërgimit të mandatit të Vullnet Sinajt në Gjykatë Kushtetuese

by A R
31/01/2025 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën maratonë të së enjtes me shumicë votash është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj.

Nisma ligjor e cila nuk i miratua mori 61 vota kundër, 12 abstenim dhe 0 pro.

Po ashtu Kuvendi miratoi ndryshimet e parashikuara në aktin normativ të qeverisë, që i hap rrugë bonusit të pranverës për pensionistët. Ky bonus do të shpërndahet për pensionistët në muajin shkurt.

Kuvendi ka miratuar edhe shtyrjen e afatit të aplikimit për statusin e Investitorit Strategjik. Sipas ndryshimeve, aplikuesit kanë afat deri në dhjetor 2026.

Gjithashtu, Kuvendi votoi pro letërnjoftimit digjital, duke vijuar kështu politikat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të strategjisë së digjitalizimit. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, nga foltorja e Kuvendit, duke prezantuar risitë e letërnjoftimit digjital, tha se ai do të ketë një rol kyç në luftën ndaj krimit të organizuar, por edhe ndaj mashtrimeve kibernetike.

Është miratuar edhe ndryshimi ligjor i kërkuar nga deputeti Blendi Klosi, i cili parashikon lehtësimin nga taksat për brandet në fushën e turizmit për një periudhë 10-vjeçare. Ky ndryshim ligjor parashikon që afatet e tij të jenë në fuqi deri në fund të vitit 2026.

– Votimi sipas rendit të ditës:

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”. Kjo nisëm u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 27-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Abidjan 2021, përfshirë ndryshimet e miratuara në Kongresin e Jashtëzakonshëm, Addis Ababa 2018, dhe në Kongresin e Jashtëzakonshëm, Gjenevë 2019, të Bashkimit të Përbotshëm Postar”. Ky propozim u votua me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim

Miratohet Akti Normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2024. Akti normativ votua me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim

Një tjetër projektligj që do të diskutohet është projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse, Deti Blu””. Kjo marrëveshje u miratua me 74 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim

Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë. Kjo nisëm ligjore u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim

Projektligji; “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”; Kjo nisëm ligjore u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për investimet e strategjike në Republikën e Shqipërisë”; Kjo nisëm ligjore u miratua me 73 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji për një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”; Kjo nisëm ligjore u miratua me 68 vota pro, 1 kundër dhe 3 abstenim.

Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr.2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-EuroMediteriane të 12 dhjetorit 2024, për ndryshimin e vendimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët, miratuar me ligjin nr.59/2024, me qëllim përfshirjen e dispozitave kalimtare në ndryshimet e Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane, të zbatueshme nga 1 janari 2025”. Kjo nisëm ligjore u miratua me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektvendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e (i) miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d. o. o. ; dhe (iii) ndërtimit të portit të ri në Porto Romano”. Kjo nisëm ligjore nuk u miratua. Ajo mori 1 votë pro, 1 abstenim dhe 73 kundër.

Në rend dite është parashikuar të shqyrtohet edhe projektvendimi për “Për dërgimin e mocionit në gjykatën kushtetuese”, për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sinaj. Kjo nisëm ligjore nuk u miratua. Ajo u votua kundër nga 61 deputetë, 12 abstenim dhe 0 pro.

Miratimi i ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit u miratua me 74 pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.

Next Post
Detaje/ Si grupi kriminal i Martinajt dhe ish-deputetit të PS rekrutonin vrasës me pagesë, ja zonat ku vepronin

"Një personazh i krimit u ofrua të jepte dëshmi për zhdukjen e Martinajt, por nuk e pranuan!"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së | Ali Ahmeti: Një vendim jo i drejtë mund të çojë në ndryshimin e rrjedhave

September 14, 2026
VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

September 14, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Viti i ri shkollor, Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

September 14, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Magjistratët na treguan se problemi i Shqipërisë janë vetë ata. Rama e dinte!

September 14, 2026
Sa (shtrenjtë) kushton dita e parë e shkollës për familjet shqiptare?!

Sa (shtrenjtë) kushton dita e parë e shkollës për familjet shqiptare?!

September 14, 2026
Drejtuesit e teknologjisë kërkojnë frenim, Trump ‘sfidë’ Kinës: Kush fiton në AI, fiton

Drejtuesit e teknologjisë kërkojnë frenim, Trump ‘sfidë’ Kinës: Kush fiton në AI, fiton

September 14, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ulen temperaturat

September 14, 2026
BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët! Në Gjermani, numri arrin rekordin e 124 mijë

BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët! Në Gjermani, numri arrin rekordin e 124 mijë

September 14, 2026
Urimi i Presidentit Begaj: Një brez që përqafon sot diturinë ndërton një të ardhme më të mirë

Nis viti i ri shkollor, rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

September 14, 2026
“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com