• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Takimi Dervishaj- Colagneli, BERZH: Sigurohen fondet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë- Rinas- Durrës

by Aalison Pearse Stevens
29/09/2016 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe me Bankën Botërore,  2 nga donarët më të rëndësishëm për projektet në Infrastrukturë dhe Transport. Ministri Dervishaj takimin e parë e zhvilloi me  drejtorin e BERZHIT për Shqipërinë z.Mateo Colagneli, me të cilin u diskutua për projektin e linjës së re hekurudhore, Tiranë-Rinas-Durrës. Dervishaj tha se pala shqiptare është e angazhuar maksimalisht për ta ndërtuar këtë linjë të re hekurudhore, brënda afateve të caktuara nga donatorët. Ministri Dervishaj kërkoi përfshirjen në projekt edhe të stacionit të vjetër të trenave në Tiranë, për ta lidhur më tej me Kasharin, propozim që gjeti mbështetjen nga drejtori i BERZH.

Nga ana e tij drejtori Colagneli, tha se synohet firmosja e marrëveshjes brënda këtij viti, për ti hapur rrugë fillimit të punimeve në 2017. Colagneli njoftoi se janë siguruar fondet për implementimin e këtij projekti strategjik. Ministri theksoi se kjo linjë e re hekurudhore do ti japë një dimension dhe zhvillim të ri transportit hekurudhor.

Takimet e Ministrit Dervishaj vijuan me Raymond Bourdeaux Drejtori i Bankës Botërore për Zhvillim të Qëndrueshëm për Europën Juglindore, me fokus zhvillimin e mëtejshëm të projekteve në sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve dhe në Transport. Ministri Dervishaj u ndal te reforma e ujit, duke theksuar se shumë shpejt fillon edhe faza e dytë e kësaj reforme të rëndësishme që lidhet me implementimin në 61 ujësjellësat e rinj në gjithë vendin. Dervishaj tha se në këtë fazë, do të synohet përfshirja dhe bashkëpunimi me kryetarët e bashkive, për ta zbatuar me sukses këtë reformë të rëndësishme. Ministri shtoi se një element që do i shtohet kësaj faze të dytë, është përfshirja e shoqërisë civile, pasi kjo reformë në thelb është një shërbim për qytetarët.

Zoti Bourdeaux mirëpriti propozimet e Ministrit, dhe u shpreh i gatshëm për të dhënë asistencën e Bankës Botërore. Ministri Dervishaj, theksoi gjithashtu domosdomërinë për një qasje me strategjike ndaj transportit detar, si një dimension i rëndësishëm për transportin dhe ekonominë e vendit, që ende nuk ka marrë vëmendjen e duhur.

Në takim u diskutua fillimi i një projekti të ri nga Banka Botërore me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, me qëllim mbështetjen e Agjendës së Konektivitetit. Qëllimi i këtij projekti, është plotësimi i parakushteve nga Shqipëria dhe shtetet e tjera të rajonit, për të përfituar nga fondi europian 1 miliard euro në Transport, deklaruar nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel.

ma.me

Next Post
Kur Enca hap këmbët… dhe një Foto “panoramike”

(Video) Enca Haxhia zbulon një pjesë të këngës së re dhe kohën e publikimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com