• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimet/ Presidenti Begaj nis vizitën 3-ditore në Kalabri të Italisë: Mbështesim arbëreshët, rrisim bashkëpunimin

by Java News
20/10/2023 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bajram Begaj nisi sot vizitën zyrtare disaditore në komunat e banuara nga arbëreshët në rajonin e Kalabrisë me ftesë të autoriteteve kalabreze dhe Institutit Rrajonal të Komunitetit Arbëresh të Kalabrisë.

Presidenti Begaj zhvilloi në Katanxro, një takim me Presidentin e Rajonit të Kalabrisë, Roberto Occhiuto, dhe me përfaqësues të tjerë të komunave dhe provincave të rajonit me të cilët diskutoi për angazhimin e Italisë dhe Shqipërisë në mbështetje të diasporës historike arbëreshe si dhe komunitetit shqiptar në tërësi. Një vëmendje e veçantë iu kushtua intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Shqipërisë dhe rajonit të Kalabrisë.

“Jam i bekuar që ndodhem sot këtu, me ju. Falenderoj shumë Presidentin e Rajonit të Kalabrisë, Institutin Rajonal të Komunitetit Arbëresh të Kalabrisë! I falenderoj për ftesën, për mikpritjen dhe për të gjithë mbështetjen. Kalabria është atdheu i ri i të parëve tanë, të cilët u detyruan të lënë trojet e tyre jo me vullnet dhe dëshirë, por të detyruar nga pushtuesit.

Megjithë vuajtjen në fillim, ata ditën të trashëgojnë, të ruajnë dhe të promovojnë gjuhën, traditën, kulturën dhe çdo element tjetër të lidhur me identitet shqiptar. Jam këtu për të falenderuar pasardhësit e Rilindasve Arbëreshë, të cilët kontribuan jashtëzakonisht shumë për pavarësinë e Shqipërisë dhe për forcimin e shtetit shqiptar. Ata janë një frymëzim shumë i madh për ne, model i veçantë i asaj që quhet atdhedashuri.

Në fakt, kambanat bien prej gjashtë shekujsh dhe tregojnë se sa shumë rreh zemra shqiptarit për shqiptarinë. Do të doja që gjatë kësaj vizite të takoja çdo njeri, të rajonit tuaj. Do të doja të nderoja çdo njeri që ka një reputacion dhe autoritet të padiskutueshëm, sidomos ata arbëreshë.

Aktualisht doja të falendëroja Presiedentin e Rajonit të Kalabrië për të gjithë bisedën e ngrohtë që zhvilluan së bashku. Shqipëri e shikon Italinë mike si portën hyrëse në Komunitetin Evropian. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë politik mes dy vendeve. Kemi vizita të ndërsjella të nivelit të lartë të cilat nuk kanë ndodhur më parë. Po ashtu Italia zë vendin e parë në Shqipëri për shkëmbimet tregtare, por së bashku me Presidentin menduam që duhet të jetë Kalabria e para.

Ne do të shikojmë në të ardhmen për të gjitha mundësitë që mund të ofrojnë të dy vendet për bashkpunimin ekonomik dhe tregtar, në fusha me interes të ndërsjellë.  Presidenti e ka arritur  me vendosjen e linjës ajrore direkte dhe për 50 minuta vjen  nga Tirana në Kalabri. Hapat e parë janë hedhur.  Do të shohim tani mundësi të tjera bashkëpunimi nëpërmjet universiteteteve dhe rritjes së shkëmbimit tregtar dhe siç e thashë, në fusha me interes të përbashkët.

 Begaj tur në Kalabri, emocionohet nga gjesti i arbëreshëve, vendoset pllakatë në emër të tij

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhilloi sot ditën e parë të turit tij në Kalabri. Pas Katanxaros ai u ndal në Pallagorio, në krahinën e Krotones, qytezë që njihet në gjuhën arbershe me emrin Puheri.Kreu i shtetit u prit nga autoritetet vendore dhe komuniteti arbëresh me ceremoni festive dhe të hareshme. Flamuj shqiptarë dhe italianë, tinguj  të himnit kombëtar dhe të valleve arbëreshë, e shoqëruan kreun e shtetit përgjatë gjithë takimeve me banorët në fshatrat e kësaj krahine.Gjatë qëndrimit në provincën Krotones, Presidenti Begaj vizitoi ngulimet e lashta arbëreshe,“San Nicola dell’Alto” dhe fshatin “Carfizzi”.  Presidenti i Republikës u prit nga qytetarë të shumtë në “Carfizzi” dhe në sheshin qendror  u zbulua një pllakatë e vendosur ne dedikim të kësaj vizite. Në video presidenti shihet i emocionuar nga ky gjest.

Ceremoia kulmoi në Pallagario, aty ku gjendet dhe kisha me  dy “Këmbanat që Flasin”. Nga sheshi “Santa Filomena”, Presidenti Begaj iu drejtua të pranishmëve më një fjalim, ku vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në forcimin e lidhjeve historike, kulturore dhe ekonomike.

“Përvec anës institucionale, kjo vizitë ka dhe një anë shumë të madhe emocionale.  Është emocion jashtëzakonisht i fortë të shikosh këta fëmijë të vegjël me flamurin shqiptar dhe italian dhe të përshendesin shqip ”Mirëseerdhët!”

Para pak muajsh bëra një vizitë shtetërore dhe u takova me Presidentin Matarela dhe ditën pasuese bëra një vizitë në “Vila Badesa”. Shqiptarë të lëvizur 400 vite më parë nga Jugu i Shqipërisë.   Ajo që ështe përbashkët me atë që shoh sot, është se ata morën me vete dhe një pjesë të ushqimit të tyre shpirtëror që unë e pash këtu  brenda në kishë” .

Kreu i shtetit ritheksoi rolin patriotik të atdhetarit Anselmo Lorecchio, i cili me gazetën “Kombi Shiptar” kryesoi dhe frymëzoi lëvizjen intelektuale të arbëreshëve.

“Jam këtu për te vlerësuar të gjitha autoritetet dhe figurat e shquara të arbëreshëve të Kalabrisë. Anselmo Lorecchio  është njëri prej tyre. Nuk reshti për 40 vjet duke mbrojur cështjen e vendlindjes së tij. I pash dhe nga dy këmbanat e familjes së tij që janë prezente . Ja thash dhe dikujt nga familja që për mua , përkthimi i asaj që pash i atyre dy këmbanave të orinetuara dhe që shikojnë nga shqipëria;  njëra tregon për dashurinë e madhe që ju keni për vendin tuaj , për shqipërinë dhe Italinë. Për shëndetin dhe për të mirat e Italisë dhe Shqipërisë dhe tjetra që ka të bëjë me mbrojtjen e gjërave të vecanta, që kanë të bëjnë me atdheun tonë, gjuhën kulturën traditën , zakonet, veshjet tona. Sot i shpreh Italisë mike që ne jemi shumë mirënjohës. Ne shqiptarët kemi një fjalë të urtë që thotë:” Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Dhe nuk ka më të mirë se sa marrëdhia jonë mes dy shteteve.”

Jemi shumë afër, na ndan një det, por kemi dhe një bashkësi shqiptarësh të ardhur 600 vjet më parë dhe një bashkësi të re shiptarësh të adhur 32 vjet më parë , që janë shumë mirë të integruar në shoqëinë italiane. Faleminderit shumë familjeve italiane , shtetit italian për gjithcka që ka bërë për shqiptarët. Kemi shumë mundësi dhe duhet të punojmë që këto mundësi t’i shfrytëzojmë me oportunitete për të bërë shumë gjëra në ineters të përbashkët të dy vendeve. Unë ju siguroj që kjo nuk do të jetë vizita ime e fundit  në këtë vend të mekullueshem. Gjatë gjithë mandatit tim do të shkoj në cdo vend ku ka shqiptarë, ku ka arbëresh “

Kreu i shtetit u shprehu falenderim autoriteteve lokale dhe komunitetit abëresh për mikpritjen dhe gjithcka kanë bërë për të mbojtur identitetin kombëtar./m.j

Next Post
FOTO/ Aktorja e njohur gjendet e pajetë në apartamentin e saj, fëmija njofton fqinjin, ka luajtur një ndër filmat…!

EMRI+FOTO/ Këngëtarja e njohur gjendet e pajetë në dhomën e hotelit, zbardhen detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

February 22, 2026
Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

February 22, 2026
Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

February 22, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

February 22, 2026
Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

February 22, 2026
Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

February 22, 2026
Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

February 22, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, një person transportohet në gjendje të rëndë në spital

February 22, 2026
Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

February 22, 2026
Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In