• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimet në Bruksel, DASH ultimatum Kosovës dhe Serbisë: T’i përmbushin urgjentisht obligimet

by Java News
28/10/2023 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të angazhohen për përmbushjen e obligimeve që dalin nga dialogu që po zhvillojnë. Përmes një deklaratë Departameti i Shtetit ka përshëndetur takimin e liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe liderët e shtetev anëtare të BE-së.

Ata kanë theksuar se do vazhdojnë të mbështesin dialogun nëpërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi është e vetmja mënyra që do të sigurojë paqe.

“Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si e vetmja mënyrë që do të sigurojë marrëdhëniet e tyre paqësore dhe produktive dhe do të përmbushë aspiratat e tyre për anëtarësim në Union”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

Kujtojmë se ditën e djeshme liderët kryesore të Bashkimit Europian i këerkuan zyrtarisht Serbisë që të bëjë njohjen de-facto të Kosovës. Përmes një deklarate të përbashkët për mediat, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari Olaf Scholz, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni u shprehën se për të arritur progres të shpejtë në zbatim, i kanë bërë thirrje Kosovës që të nisë procedurën e themelimit të Asociacionit si në draft-statut dhe nga ana tjetër i kanë bërë thirrje Serbisë që të bëjë njohjen de-facto!/m.j

Next Post
Tubim masiv pro Palestinës në Stamboll, Erdogan: Izraeli është një pushtues

Tubim masiv pro Palestinës në Stamboll, Erdogan: Izraeli është një pushtues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com