• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimet me Gjiknurin, Alibeajn e Metën/ Yuri Kim: I kujtova rekomandimet e ODIHR-it! Zgjedhje të ndershme e transparente, ja katër…!

by Java News
08/03/2023 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për takimet e Yuri Kim me drejtuesit e 3 forcave politike në vend.

“Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet vendore të 14 majit, ambasadorja Kim u takua sot me drejtues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për të nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të aktiviteteve në mënyrë të ndershme, transparente dhe të rregullt, në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare. Ajo iu kujtoi atyre vëzhgimet dhe rekomandimet e raporteve të mëparshme e ODIHR-it. Për shembull, në raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, rekomandimet e ODIHR përfshinin si më poshtë:

• Shteti duhet të garantojë të drejtën për të zgjedhur lirisht dhe në fshehtësi. Çdo formë presioni për të zbuluar nëse dhe si kanë votuar njerëzit duhet të parandalohet.

• Agjencitë ligjzbatuese duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të nxiten të raportojnë dhe të japin fakte për çfarëdo blerje votash apo presioni.

• Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë tërësisht dhe të ndëshkojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.

• Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat të jenë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e konkurruesve në zgjedhje me synimin për të kufizuar përdorimin në lajme të materialeve të prodhuara nga partitë.

Drejtuesit e partive konfirmuan gjithashtu se do të shqyrtojnë kandidatët përkatës për t’u siguruar që ata përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e votuesve shqiptarë për kandidatë të pastër.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me votuesit, autoritetet, partitë, shoqërinë civile, median dhe të tjerë në mbështetje të një procesi zgjedhor që pasqyron statusin e Shqipërisë si aleate në NATO dhe aspirante për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, shkroi ambasada amerikane në Tiranë./m.j

Next Post
Paralajmërimi i frikshëm i Moskës: Kriza energjetike në Europë do të përkeqësohet

Rusia tallet me perëndimin, New York Times: Grupi pro Ukrainës hodhi në erë Nord Stream

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Po nuke thyen qafen,monstrat ai i vicidolit,monstra e cepanit e k/hajduti i shqiprise,zgjedhje te ndershme ska patur e zdo te kete,kurren e kurres.Vetem largimi ktyre plehrave shpetojme,si popull,e si kombe.Kta kane dashur e duan shkatrrimin e vendit,shikoni largimin e te rinjve shqiptare,nga dita ne dite.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Lezhë, Policia jep detajet e para

December 30, 2025
“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

December 30, 2025
Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

December 30, 2025
Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

December 30, 2025
Mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Ne do ta zgjedhim Avokatin e Popullit, me ose pa opozitën!

Balla jep lajmin e trishtë, ndahet nga jeta ish-zv.Kryeministri socialist

December 30, 2025
Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

December 30, 2025
Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

December 30, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Përgjimet dhe dëshmitë, si ushqim për gjyqin popullor

December 30, 2025
“Lajme të mira për dashurinë”, Horoskopi për ditën e sotme, 23 prill 2024

Horoskopi / Surpriza, vendime të fshehta dhe emocione që ndryshojnë rrjedhën e jetës

December 30, 2025
Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com