• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Takime me njerëz të shpallur non grata në Shqipëri”/ Artan Hoxha për arrestimin e Belerit: Do vuajmë pasojat. Meta e Berisha…!

by Java News
12/05/2023 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha e quan të gabuar arrestimin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Fredi Belerin për blerje votash vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale.

Në lidhje direkte për “Top Talk”, Hoxha tha se faji është i të gjithëve faktorëve politik, që te Meta e Berisha që e kandiduan si dhe kryeministri Rama që nuk arriti të pengonte një njeri të akuzuar për masakrën e Peshkëpisë. Hoxha tha se me të drejtë Shqipëria do të akuzohet se ka prishur frymën e zgjedhjeve dhe kryeministri grek do të kërkojë lirimin e tij.

“Çështja e Himarës dhe Fredi Belerit ka të bëjë më tepër me sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Më vjen keq që ne i dhamë mundësinë Fredi Belerit të kandidonte në Himarë. Ai njeriu nuk duhet të kandidonte në asnjë mënyrë. Është akuzuar direkt për pjesëmarrje në masakrën e 10 prillit të 1994 në Peshkëpi. Kemi dy dëshmorë të atdheut nga ajo ngjarje, 130 ushtarë shqiptarë janë mbajtur peng për 8 orë, armatimi i Shqipërisë është grabitur dhe është gjetur në banesën e një mjeku grek nga Himara me mbiemri Kokoveshi, nuk është rastësi.

Ka 29 vite dhe nuk është vënë drejtësi për atë ngjarje. Është dhunimi më i rëndë që i është bërë territorit të Shqipërisë. Ne jo nuk kemi vënë drejtësi. Belerin e ka arrestuar policia greke gjatë tentativës së sulmit të dytë që do bëhej në repartin ushtarak. Ajo komandoja quhej Pirro e Parë e frontit për çlirimin e vioro-epirit, pjesëtar e asaj komande ishin punonjës së policisë greke dhe shqiptarë që flisnin greqisht.

Nuk duhet ta ngaterrojmë betejën e brendshme politike. Unë do ta mbështesja opozitën në çdo njësi përveç Himarës. Pasojat që ai sjell për Shqipërinë janë të jashtëzakonshme, e kam paralajmëruar para dy muajsh. Beleri do të na krijojë këtë situatë. Kur kryeministri grek erdhi në Shqipëri dhe foli në krah të Fredi Belerit. Dëgjova Ramën që merrej me Belerin, ore ke të gjitha rrugët ta pengosh këtë njeri, edhe nëse opozita i ka shpëtuar filtrave të opozitës. Është e turpshme për mua që dy ish-presidentë dhe ish-kryeministria të Shqipërisë kanë mbështetur Belerin, ka të bëjë me interesa kombëtare.

Problemi i fundit që kam, si është e mundur që Fredi Beleri është arrestuar dy ditë para zgjedhjeve dhe disa orë pasi ka folur kryeministri. Momenti kur është ndërhyrë, disa orë pasi e ka sulmuar kryeministri, nuk është momenti i duhur. Beleri një javë më parë ka pasur takime në Athinë me personazhe anti-shqiptarë, zoti Karafano që është i shpallur non grata në Shqipëri. Në takimin e tij kanë marrë pjesë përfaqësues të Agimit të Artë. Nuk është thjesht çështje e brendshme.

Unë jam në dijeni të shumë elementeve që organet tona i kanë pasur nën vëzhgim dhe kanë mbledhur prova. Momenti nuk është i duhur, do na krijonte këtë situatë në vend të merremi me problematikat që ka procesi zgjedhor, do merremi me qeverinë greke. Minoriteti grek ka me mijëra intelektualë që mund t’i përfaqësojë denjësisht dhe nuk ishte nevoja të kandidonte një njeri që në zgjedhjet e kaluara kandidimi u pengua se ishte nën hetim nga SPAK. Ne sot i kemi krijuar problem Shqipërisë, fajtor bëj që nga ata që e kandiduan te kryeministri, sot e në vijim do të vuajmë pasojat.

Unë jam i bindur që ka prova sepse kam qenë në dijeni të hetimeve, por mendoja se ky veprim do bëhej. Kjo do ndikojë në klimën e fushatës. Me të drejtë del kryeministri grek dhe thotë keni ndikuar në proces. Ata nuk presin vendimin e gjykatës shqiptare, ata kanë dalë haptazi në mbështetje të tij, nuk ka pritur prove. Ne ka thënë ai jemi të shqetësuar thotë ai duhet të lirohet Beleri, si ta zgjidhim ne këtë katrahurë ku jemi futur aty. Në 94’ jemi vëmë në një konflikt të madh me Greqinë dhe pas 29 vitesh kandidon Beleri. Nga krahu tjetër kryeministri i Shqipërisë i kishte të gjitha mjetet madje lejoji vizitën e kryeministrit grek në Himarë në krah të Belerit. Shqipëria është nën akuzë se ka prishur klimën, se ka cenuar opozitën dhe kjo gjë është bërë qëllimisht për të penduar një person që mbron interesat greke”– tha Hoxha./m.j
Next Post
FOTO/ Mirë me dhëndrin, keq me nusen?! Olta tregon haptazi raportin me Luizin dhe Kiarën

FOTO/ Mirë me dhëndrin, keq me nusen?! Olta tregon haptazi raportin me Luizin dhe Kiarën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

October 30, 2026
Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

October 30, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

“Veliaj në të njëjtin korridor me një person që përshëndeti arrestimin e tij” / Avokati Ndreca ngre alarmin: I rrezikohet jeta!

October 30, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

October 30, 2026
Kaos në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së pas arrestimit të një drejtuesi të lartë të kartelit të drogës (VIDEO)

Kaos në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së pas arrestimit të një drejtuesi të lartë të kartelit të drogës (VIDEO)

October 30, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Nazarko: Masat e paketës fiskale janë të vonuara. Protesta e vërtetë është në shoqëri, jo te numrat

October 30, 2026
“Largoni të korruptuarit”, Lista Studentore kërkon “shkatërrimin” e Vuçiç

“Largoni të korruptuarit”, Lista Studentore kërkon “shkatërrimin” e Vuçiç

October 30, 2026
Trump dhe Melania organizojnë festën e Halloween-it në Shtëpinë e Bardhë, shpërndajnë ëmbëlsira për qindra fëmijë

Trump dhe Melania organizojnë festën e Halloween-it në Shtëpinë e Bardhë, shpërndajnë ëmbëlsira për qindra fëmijë

October 30, 2026
Protesta/ Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut, vendos ftesat para Kryeministrisë

Protesta/ Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut, vendos ftesat para Kryeministrisë

October 30, 2026
Instituti Ekonomik Gjerman: Tarifat e Trump dështuan të ulin deficitin tregtar të SHBA-së

Instituti Ekonomik Gjerman: Tarifat e Trump dështuan të ulin deficitin tregtar të SHBA-së

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In