• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takim online e Gjykatës së Kasacionit të Italisë me Gjykatën e Lartë, Curzio: Shqipëria e Italia vende me tradita bashkëpunimi

by Ardit Rada
17/02/2021 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendës Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, mori pjesë sot në një takim online të organizuar nga Gjykata e Kasacionit të Italisë, në lidhje me shyrtimin e çështjeve gjyqësore në bazë dokumentacioni.

Qëllimi takimit ishte stimulimi dhe reflektimi mbi rregullat e reja të prezantuara në kuadrin e situatës pandemike dhe efektivitetin e Dhomës së Këshillimit në lidhje me gjykimin administrativ, civil dhe penal në Gjykatat e Larta të të dyja vendeve.

Curzio tha se Shqipëria dhe Italia janë vende fqinje me tradita shumë të mira bashkëpunimi në sektorin e drejtësisë në përgjithësi e në fushën e së drejtës penale në veçanti. Ndërsa Sadushi theksoi se shkëmbime të tilla eskperiencash në kohërat që po kalojmë, janë vërtet të vlefshme për vendin tonë.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Zëvendës Kryetari i Gjykatës së Lartë, Z. Sokol Sadushi, mori pjesë të mërkurën në një takim online të organizuar nga Gjykata e Kasacionit të Republikës së Italisë, në lidhje me shyrtimin e çështjeve gjyqësore në bazë dokumentacioni, në Dhomë Këshillimi. Ky takim kishte si qëllim të stimulojë një reflektim mbi rregullat e reja të prezantuara në kuadrin e situatës pandemike dhe efektivitetin e Dhomës së Këshillimit në lidhje me gjykimin administrativ, civil dhe penal në Gjykatat e Larta të të dyja vendeve. Temat e përzgjedhura u trajtuan në disa profile mbi pajtueshmërinë e rregullave të reja në procedurat para Gjykatës së Lartë, mbështetur tek parimet kushtetuese, procesin penal dhe garantimin e të drejtave të palëve. Në këtë takim merrnin pjesë Kryetari i Gjykatës së Kasacionit të Republikës së Italisë Z. Pietro Curzio, Prokurori i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Kasacionit Z. Giovanni Salvi, si edhe anëtarët e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, magjistratë, avokatë, lektorë të së drejtës në Itali, etj. Në fjalën e hapjes kryetari Gjykatës së Kasacionit të Republikës së Italisë Z. Pietro Curzio, vlerësoi pjesëmarrjen e Z. Sadushi në këtë takim, duke u shprehur se Shqipëria dhe Italia janë vende fqinje me tradita shumë të mira bashkëpunimi në sektorin e drejtësisë në përgjithësi e në fushën e së drejtës penale në veçanti. Ky takim sipas Z. Curzio do të sjellë më afër mendimet dhe përvojën mes dy vendeve, sa i takon shqyrtimit të çështjeve penale, në një kohë kur Shqipëria është duke zbatuar proceset që kanë lidhje me reformën në drejtësi si edhe situatën në të cilën po kalon sot gjithë bota, atë të pandemisë Covid-19. Nga ana e tij, Zëvendës Kryetari i Gjykatës së Lartë, Z. Sokol Sadushi, u shpreh i kenaqur për mënyrën e organizmit të një aktiviteti të tillë, i cili ka përballë figurat më të larta të gjyqësorit në të dyja vendet. Ai theksoi se shkëmbime të tilla eskperiencash në kohërat që po kalojmë, janë vërtet të vlefshme, pasi trajtimi në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndryshimet e mundshme në kodet përkatëse, si dhe respektimi i të drejtave të njeriut gjatë shqyrtimit të të gjitha natyrave të çështjeve, janë mbi të gjitha çështje kryesore që lidhen direkt më zbatimin e së drejtës dhe ndjeshmërinë që përcjell i gjithë ky proces në publik. Thellimi në këto çështje, i të gjithë aktorëve të gjykimit përbën një moment me rëndësi në mënyrën se si do të veprijmë në të ardhmen për zbatimin e praktikave më të mira që lejojnë përdorimin sa më optimal të burimeve procedurale dhe garancive që sjellin ato në respektim të të drejtave të palëve në proces./a.p

Next Post
Ilir Meta paralajmëron mosnjohjen e fitores së zgjedhjeve prej Ramës më 25 prill

Meta: Po shkojmë drejt një katastrofe, çdo 13 minuta një autoambulancë mbërrin në Spitalin Infektiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com