• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takim me FRESSH-in/ Veliaj: 30% e kandidatëve të PS në Këshillin Bashkiak janë të rinj dhe të reja

by Java News
11/06/2019 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me të rinjtë dhe të rejat e FRESSH-it, ku diskutoi mbi rëndësinë e aktivizimit të të rinjve në vendimmarrje. Veliaj theksoi se koha për të marrë vendime të rëndësishme për rininë është tani, ndërsa u shpreh se tregues i saj është se 30% e kanditatëve të PS në Këshillin Bashkiak janë të rinj dhe të reja.

“Rinia nuk është e ardhmja, por e tashmja. Vendimi për të pasur 30% të rinj dhe të reja në Këshillin Bashkiak është sot, ndaj dhe vendimi për të pasur sipërmarrje rinore është sot dhe fillon sot”, tha ai gjatë takimit. Veliaj theksoi se për të rinjtë dhe të rejat, ky mandat si këshilltar duhet kuptuar si një mandat shërbimi ndaj qytetarëve. “Shpresoj shumë që ky mandat i parë i të zgjedhurit direkt nga njerëzit për një detyrë publike të jetë realisht një mandat shërbimi. Pra, jemi thirrur që të shërbejmë, jo që të jemi shefa, as bosa, komandantë, gjeneralë, por për të shërbyer”, tha Veliaj, teksa nënvizoi se kjo shumicë i ka kushtuar një vëmendje të rinjve, angazhim që u mor edhe me Paktin për Universitetet.

Duke komentuar zhvillimet politike, kandidati socialist tha se politikanë të rënë vakti ky vend ka parë shumë, por qytete që shkrumbohen mezi e marrin veten. “Politikanë të rënë vakti ky vend ka pare shumë, por qytetet që shkrumbohen mezi e marrin veten. Një parti e lodhur, e dëbuar, e përbuzur, e mosvotuar, e merr veten sepse do vijë një brez tjetër dhe do të thotë gjëra më të mençura dhe do të distancohet nga Saliu dhe Luli me shokë. Por, një qytet mezi e merr veten sepse ka shumë punë për të ndryshuar. Një qytet nuk është vetëm infrastrukturë, por është kryesisht mentalitet”, deklaroi Veliaj.Kryetarja e PS në Tiranë, Blerina Gjylameti vlerësoi se falë punës së palodhur të Veliajt, kryeqyteti është sot plot energji pozitive e me mundësi. Ajo theksoi se Veliaj është një nga të parët që ka pasur angazhimin maksimal ndaj të rinjve. “Ta bëjmë qytetin e të rinjve, një Tiranë me plot energji pozitive, ku sheshet janë plot me të rinj, kur njerëzit gëzojnë aty ku janë, punojnë dhe angazhohen për ta bërë një nga qytetet më të mira që, unë jam e bindur, do të jetë shumë herë më i bukur në këto katër vitet që vijnë, me mundësi të barabarta për të gjithë, pavarësisht se ku je dhe nga je. Në Tiranën tonë janë të mirëpritur të gjithë. Në ka njeri që realisht ka qenë ndër të parët që ka pasur angazhim maksimal për të krijuar akses për të gjithë të rinjtë dhe duke pranuar presionin pozitiv të të rinjve, është Erioni”, deklaroi Gjylameti.

 Tirana ka nisur punën që në vitin 2022 të jetë Kryeqyteti Evropian i të Rinjve (EYC). Aplikimi është në linjë me prioritetet e Bashkisë së Tiranës për rijetëzimin e kapaciteteve kulturore, artistike, sociale, ekonomike dhe edukative të të rinjve.

g.kosovari

Next Post
Nisma/ 13 vende të BE-së kërkojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Nisma/ 13 vende të BE-së kërkojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com