• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Takim “kokë më kokë”/ Merkel dhe Erdogan flasin për krizën në Mesdhe

by Java News
08/02/2021 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilluan një bisedë për krizën në Mesdhe përmes një lidhjeje me video, ku nuk ishte asnjë lider tjetër botëror.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se Merkel ka kërkuar më shumë përparim në drejtim të dialogut por edhe ka mirëpritur zhvillimet e fundit pozitive. Ajo ka ritheksuar rëndësinë e raporteve konstruktive dhe të qëndrueshme mes Bashkimit Europian dhe Turqisë, thotë DPA.

Kriza në Mesdheun lindor i ka rrënjët te mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Greqisë për të drejtat territoriale dhe qasjen në burimet natyrore. Ekziston gjithashtu edhe një përplasje mes Turqisë dhe Qipros për këtë çështje. Tensionet u përshkallëzuan vitin e kaluar pasi Ankaraja dërgoi një anije për të kërkuar naftë dhe gaz në Detin Mesdhe. Greqia dhe Qiproja e kundërshtuan veprimin e Turqisë duke kërkuar edhe reagimin e Bashkimit Evropian. Situata mbërri deri në atë pikë sa u dërguan edhe luftanijet në rajon.

Megjithatë delegacionet e Turqisë dhe Greqisë kanë rifilluar bisedimet pas shumë vitesh pezullimi. Greqia dhe Turqia kanë pasur tradicionalisht marrëdhënie të tendosura dhe kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada të tëra për një sërë çështjesh. Të dyja vendet i janë afruar luftës tre herë, që nga mesi i viteve 1970, duke përfshirë serish konfliktin mbi të drejtat e eksplorimit të pasurive nënujore. Top Channel

Next Post
Babai detyroi djalin e tij të tregojë për krimin e bërë, e çoi vetë në polici (FOTO)

Italia/U kap me 2.2 kg kokainë dhe dhjetëra mijëra euro, arrestohet nga policia (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In